Cisterna iraniane, marrëdhëniet mes Greqisë dhe SHBA-së vihen në provë

16:40 | 20/08/2019

Uashingtoni ka paralajmëruar Athinën që të mos lejojë ankorimin në portet greke të anijes cisternë iraniane, e cila u largua të dielën nga Gjibraltari ku ishte ndaluar nga autoritetet britanike.

Marrëdhëniet midis Athinës dhe Uashingtonit mund të vihen në provë, nëse Greqia pranon të ankorohet në ujërat e veta një anije cisternë iraniane. Bëhet fjalë për cisternën “Adrian Darya 1”, që u largua të dielën nga Gjibraltari, ku po mbahej prej autoriteteve britanike që prej disa javësh.

Në momentin e ndalimit, anija e kishte emrin “Grace 1”. Supercisterna u ndalua muajin e kaluar, pasi dyshohej se transportonte naftë për në Siri, duke thyer në këtë mënyrë embargon e vendosur nga Bashkimi Europian.

Anija është ngarkuar me 2,1 milionë fuçi naftë të papërpunuar, me një vlerë të përgjithshme 130 milionë dollarë. Sipas medias ndërkombëtare, supercisterna iraniane, me emrin tashmë të ndryshuar, po lundron drejt portit grek të Kalamatas, ku pritet të mbërrijë më 25 Gusht.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Athinë, i ka deklaruar të përditshmes vendase, Kathimerini, se supercisterna transporton naftë e cila do të përdoret në aksione terroriste nga grupe iraniane dhe siriane.

Zëdhënësi ka theksuar se ofrimi i asistencës ndaj kësaj anijeje mund të konsiderohet si mbështetje materiale ndaj organizatave terroriste. Zëdhënësi shtoi se ky paralajmërim i është përcjellë qeverisë greke dhe gjithë porteve mesdhetare.

I ftuar për të komentuar deklaratat e ambasadës amerikane, ministri grek i Marinës tha të martën në mesditë se autoritetet po e ndjekin çështjen në bashkëpunim me ministrinë e jashtme. Ministri shtoi se deri tani nuk ka ndonjë kërkesë nga anija iraniane që të ankorohet në hapësirën detare greke./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono