Chelsea fiton Europa League

23:06 | 29/05/2019

Chelsea shkatërron rivalët e përbetuar të Arsenal dhe fiton trofeun prestigjioz të Europa League. Blutë e Londrës mundën “Topçinjtë” me rezultatin e thellë 4-1 në finalen e madhe që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit.

Një disfatë tepër e rëndë për të besuarit e trajnerit Unai Emery pasi do të luajnë sërish në Europa League edicionin e ardhshëm. Pjesa e parë u zhvillua me ritme të ngadalta ndërkohë që në fraksionin e dytë u shënuan plot 5 gola.

Chelsea ishte dominues dhe shënoi plot tre herë në harkun kohor të 16 minutave.  Giroud hapi serinë e golave ndërkohë që Pedro dhe Hazard e dërguan sfidën ne 3-0 përpara se Iwobi të shënonte golin e nderit për Arsenal.

Për të vulosur fatet e kësaj finaleje mendon belgu Hazard, i cili realizoi golin e qetësisë për blutë e Londrës. Chelsea e mbylli në mënyrën më të mirë sezonin që ka patur jo pak ulje ngritje ndërkohë që Arsenal është në një krizë totale./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono