Champions, Liverpool do të ndeshet me Barcelonën

15:49 | 18/04/2019

Liverpool do të jetë përballë Barcelonës në duelin më të madh gjysmëfinal të Championsit. Trajneri Jurgen Klopp ishte i lumtur pas suksesit ndaj Portos, por nuk preferoi të bënte parashikime.

Kjo detyrë përfundoi, por misioni tjetër është i vështirësisë sipërore. Liverpool nuk do të ketë shumë kohë të gëzojë për fitoren 4-1 në fushën e Portos, dhe kualifikimin për në gjysmëfinale të Championsit me shifrat e përgjithshme 6-1, pasi përballë do të ketë Barcelonën.

Trajneri Jurgen Klopp, ndoshta e pati menjëherë këtë gjë në mendje, ndërsa nuk lëvizi shumë në stol gjatë ndeshjes në Portugali.

Së pari, gjermani vendosi të vlerësonte suksesin e djemve të tij në çerekfinale, diçka që ai e quajti më shumë meritë të Liverpulit sesa dobësi të Portos, që për të është një kundërshtar shumë i fortë. Më pas, Klopp komentoi edhe për Barçën.

“Do të kemi gjëra të tjera për të bërë përpara sesa të ndeshemi me Barcelonën, – theksoi ai, – do të luajmë në Premier Ligë me Kardifin dhe mendojmë për titullin. Por, është kënaqësi të përballesh me Barcelonën, mezi po e pres, por nuk kam ndërmend të mendoj tani për këtë. Falë Zotit, nuk duhet të mendoj që sonte për Lionel Mesin. Fakti që jemi në gjysmëfinale për herë të dytë radhazi tregon ambiciet tona të mëdha në Champions”.

Vështirë të thuhet se cila skuadër do të jetë favorite për në finale. Katalanasit janë tepër të fortë, dhe ndoshta parashikuesit do t’i cilësojnë si pretendentët numër 1 për trofeun, veçse Liverpool ka ardhur duke e rritur nivelin, siç e tregoi ndaj Bayern dhe tani kundër Porto.

Gazetat e Katalonjës dhe ato angleze nuk patën dyshime.

“El Mundo Deportivo”: Gjysmëfinale bombë! Barcelona do të përballet me Liverpool për të kapërcyer një tjetër barrierë! Kurrë nuk i ka eleminuar të kuqtë!

“Sport”: Mega gjysmëfinale! Liverpool shkatërron Porton, do të jetë rivali i Barçës në duelin për një vend në finale!

“Star Sport”: Porto-Liverpool 1-4! Djemtë e Kloppit prenotojnë takimin me Barçën!

“Liverpool Echo”: Jurgen Kloppi ka një mesazh për Coutinho dhe Suarez para kthimit të tyre në “Anfield”: Është speciale, ata janë legjenda të Liverpool!

Barcelona e di se çdo të thotë të fitosh ndaj Liverpool, por jo sesi ta eliminosh. Sukseset kanë qenë 3-1 në “Anfield”, në grupet e Championsit në 2001, dhe 2-1 po në “Anfield” në turin e dytë në 2007, por kualifikimet kanë qenë gjithnjë të anglezëve.

Liverpool ia ka dalë tri herë, në 1976 në Kupën UEFA, në 2001 po në Kupën UEFA dhe në 2007 në Champions. Anglezët do të luajnë duelin e parë gjysmëfinal në “Camp Nou” në 1 Maj dhe atë të kthimit në “Anfield” në 7 Maj./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono