Challandes: Dreshevic ishte pasqyra e skuadrës, sot gabuam në mbrojtje!

20:08 | 17/11/201920:080

Trajneri i Kosvës, Bernard Challandes, foli menjëherë pas ndeshjes kundër Anglisë, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin 0-4. Në fjalën e tij, strategu i “Dardanëve” tha:

“Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin në fund, kemi luajtur futboll në pjesën e parë, me një aksion ata shënuan një gol, ju kemi dhënë shumë raste atyre, kishim disa mundësi, por nuk shënuam. Normale që nuk jam i lumtur, por mund të nxjerrim diçka nga ky takim.

“Nuk është e lehtë, kam parë shumë gjëra të mira sot, por rezultati në fund nuk më pëlqen, por unë dua ta mbajë momentin e mirë në ekip, sepse kemi luajtur futboll dhe kemi parë nivel të lartë të efikasitetit të Anglisë, ku me një aksion shënuan gol dhe nëse ju jep raste atëherë ata të ndëshkojnë”.

“Jam i zhgënjyer, por mund të nxjerrim të mira nga kjo lojë. Dreshevic është pasqyra e skuadrës sot. Ai ka pasur një ndeshje të mirë, por ka bërë edhe gabime të mëdha. Në fund ndoshta ishim edhe pak të lodhur. Sot mbrojtja na la keq, pasi nuk duhej të bënim gabime si këto sot në fushë, por skuadra luajti mirë. Anglia kur ka raste edhe i realizon nganjëherë godet edhe shtyllën por duhet të marrim edhe gjëra pozitive pasi kemi mësuar edhe shumë gjëra nga këto kualifikime”, tha Challandes. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono