Çfarë e pret PS-në pas zgjedhjeve të 30 Qershorit? (Video)

23:00 | 01/07/2019

Muajt e verës e presin në një proces reflektimi Partinë Socialiste pas zgjedhjeve lokale të 2019-s. Blerina Gjylameti theksoi këtë të enjte në studion e ABC News se strukturat drejtuese të Partisë Socialiste do të kalojnë në një fazë analize të brendshme si në aspektin e organizmit, por edhe të qasjes me palët e tjera politike. Ajo deklaroi se PS do të vazhdojë punën për të përfunduar draftin për reformën zgjedhore.

“Do hyjmë në procese reflektimi. Ne kemi treguar që nga 2013, së paku që kur unë jam angazhuar në strukturat drejtuese që pas çdo procesi zgjedhor hyjmë në një fazë reflektimi dhe analize të brendshme qoftë në pjesën e organizimit po ashtu dhe të qasjes që kemi me pjesën tjetër të politikës apo dhe opozitën.

Mendoj që është një moment shumë i rëndësishëm meqenëse jemi në kuadër të zgjedhjeve për të adresuar disa problematika që tashmë zvarriten prej vitesh sepse shikojmë nga ana tjetër nuk ka një vullnet për t’i adresuar. Kështu që për këtë pjesë do të vazhdojmë me shumë këmbëngulje që të arrijmë të përfundojmë të themi draftin për reformën zgjedhore”, tha Gjylameti.

Pikërisht për këtë reformë do duhet edhe vota e Partisë Demokratike, gjë të cilën Gjylameti e pranoi përballë gazetares Mirela Milori. Për këtë arsye, tha ajo, edhe opozita jashtë parlamentit ka vendin e saj në komisionin për reformën zgjedhore./abcnews.al,



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono