Çfarë do të ndodhë nesër në protestë? Përgjigjet Paloka

19:44 | 12/04/2019

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka deklaroi këtë të premte se në protestën e nesërme përpara Kryeministrisë pret që masa e njerëzve që do të marrin pjesë të jetë më e madhe se herët e tjera. Ndërkohë, nga emisioni “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin, ai theksoi se qëllimi kryesor i opozitës është masiviteti i protestave dhe kjo gjë ka trembur kryeministrin.

“Protestën e tretë të madhe, të cilat siç kemi deklaruar dhe rezultuar kanë qenë në rritje, nga ajo e 16 Shkurtit në 16 Mars dhe jemi të bindur që nesër masa e njerëzve do të jetë më e madhe. Ky është qëllimi kryesor. Kjo është ajo që e ka trembur. Edhe sondazhet e tij tregojnë se sot opozita është mazhorancë dhe Rama ka rënë ndjeshëm në minorancë”, tha Paloka.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë nesër, Paloka nuk bëri të ditura shumë detaje, por kërkoi që çdo njeri të dalë në shesh dhe të japë kontributin e tij për të filluar ndryshimin.

“Këto janë detaje që do t’i shihni nesër. Nuk mendoj se ka rëndësi të madhe për njerëzit. Çdo qytetar që mendon si ne, që ka bindjen si ne, nesër duhet të gjejë momentin të bëjë sakrificën e tij, të japë kontributin e tij, duke marrë thjesht pjesë në këtë protestë. Për të treguar dhe ai që edhe në Shqipëri fillon ndryshimi dhe ndryshimi fillon me largimin e Ramës. Pastaj, sa do rrinë, kush do flasë, këto janë detaje që merren organizatorët. Për detajet merren organizatorët. Zyrtare është që ne kemi thirrur shqiptarët. Sa do zgjasë protesta? Këto janë detaje teknike. Sa ta vendosin qytetarët. Ne nuk i ndalojmë”, tha Paloka.

Gjithashtu, Paloka nënvizoi se në të gjitha protestat që janë zhvilluar, protestuesit nuk kanë reaguar asnjëherë dhunshëm. Sipas tij kanë qenë drejtuesit e policisë që kanë reaguar me urdhra politikë.

“Ne kemi zhvilluar protesta pasdite dhe të vetmit që janë tensionuar kanë qenë forcat e Lleshit. Nuk po them policia, po them për njerëz që sot marrin urdhra politik dhe zbatojnë vetëm urdhra politik. Janë gati të përleshen, të hedhin bomba me gaz edhe fëmijëve në mëngjes siç është rasti te Bulevardi i Ri. Nuk i vë faj çdo njeriu që mban uniformë, por ama nuk duhet të përdoresh.

Ne kurrë nuk kemi reaguar dhunshëm, pavarësisht akuzat kanë qenë se protestat kanë qenë të dhunshme. Nuk ke një polic të plagosur. Përkundrazi ke me dhjetëra qytetarë që kanë përfunduar në spital. Ne japim garanci se nuk nxisim askënd që të ushtrojë dhunë. Por ka një faktor tjetër. Mos të harrojmë që revolta, pakënaqësia është kthyer në urrejtje ndaj Edi Ramës. Po të jesh në turmë e ndjen këtë. Përderisa ne marrim përsipër protestën, ne marrim përsipër drejtimin e saj. Nuk jemi si Edi Rama”, tha nënkryetari i PD-së./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono