Çfarë do bëj Ilir Meta nëse shkarkohet?

23:42 | 30/10/201923:420

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme në “Byro Politike” përballë Juli Xhokaxhi, dhe gazetarëve Erl Murati dhe Arion Sulo deklaroi se Ilir Meta nëse shkarkohet, apo në përfundim të detyrës së tij si President i Republikës, nuk do të kthehet më në LSI.

Biseda e plotë:

Juli Xhokaxhi: Zonja Kryemadhi, meqë zotin Meta nuk e kemi përmendur fare sot, është nga të rrallat intervista tuaja..

Monika Kryemadhi: Ç’e keni këtë qejf, që të më dëgjoni mua të flas për Ilir Metën?

Juli Xhokaxhi: Bashkë keni hyrë në politikë, bashkë keni bashkëjetuar në politikë familje e më gjerë…

Monika Kryemadhi: Unë kam mbijetuar, nuk kam bashkëjetuar…

Juli Xhokaxhi: Vazhdon Partia Socialiste të këmbëngulë, që së paku do ta shkarkojë politikisht në parlament Ilir Metën..

Monika Kryemadhi: Po le të bëj ç’a të dojë.

Juli Xhokaxhi: Nuk ju intereson fare?

Monika Kryemadhi: Po fare, janë qesharakë.

Erl Murati: Teorikisht mund të ketë pasoja të brendshme te Lëvizja Socialiste për Integrim…

Monika Kryemadhi: Pse? Ka thënë nuk vij te LSI-ja. Po të dojë të vij, le të vij. Ne do bëjmë dhe zgjedhjet shumë shpejt, përfitoj nga rasti të njoftoj gjithë anëtarët e LSI të paraqiten pranë zyrave të LSI..

Juli Xhokaxhi: Do e sfidoni Ilir Metën po u kthye në LSI?

Monika Kryemadhi: Të jeni të bindur që nuk do kthehet në LSI./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono