Çështja mes Kosovës dhe Serbisë, Merkel dhe Macron thonë fjalën e tyre

19:34 | 29/04/201919:340

Në një konferencë të përbashkët për shtyp dhëne nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez Makron u bë më e qartë se temë kryesore e diskutimeve në samit do të ishte gjetja e rrugëve për të çuar drejt pajtimit, jo vështirësimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Merkel u shpreh se nuk pret sonte zgjidhje te këtyre problemeve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nga Berlini, gjatë një konference të përbashkët me presidentin francez Emanuel Makron, ka thënë se sonte nuk pritet të ketë vendim për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, por tha kancelarja se “pret zgjidhje mes dy vendeve”.

“Jemi të përkushtuar për perspektiven evropiane të vendeve të Ballkanit, por kjo s’ka të bëjë me zgjerimin. Gjermania e Franca duan të tregojnë se është në interes të përbashkët që të shohim zhvillimin e Ballkanit. Në darkë do të diskutojmë se si mund ta gjejmë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë. Ideja jonë është që të shohim se si të pajtohemi për t’i lehtësuar e jo vështirësuar gjerat. Nuk do të ketë ndonjë vendim sonte”, tha Merkel.

Ndërsa, presidenti Francez, Emmanuel Macron, gjatë se kësaj konference për shtyp tha se takimi i sotëm është joformal dhe si i tillë në të s’do të flitet për çështje të hapura të vështira.

“E kemi parë që ka mundësi të zgjidhjeve siç është rasti i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ndodhë kur njerëzit janë të guximshëm. Çështja kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe Serbia. Duam që të vazhdojnë dialogun. Nuk duam të imponojmë zgjidhje për Kosovën e Serbinë. Shpresojmë që të mos ketë emocione në rrugën përpara dhe vështirësi të reja. Ku ka tensione, duam t’i adresojmë”, deklaroi mes te tjerave shefi i Elizese Macron./ABC News

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono