Çështja “Dajti”, gazetari: Gjykata e Lartë vështirë ta rrëzojë vendimin

21:37 | 12/02/2019

Nga studioja e emisionit “Provokacija” gazetari Armand Bajrami ka treguar strategjinë mbrojtëse që ka përdorur Dritan Dajti. Gazetari është shprehur se çështja e Dritan Dajtit nuk është mbyllur. Sipas tij, Gjykata e Lartë do ta ketë të vështirë të hedhë poshtë vendimin e dhënë më 8 Shkurt.

 “Unë mendoj se një proces gjyqësor që ka zgjatur për 10 vite dhe do zgjasi edhe disa vite të tjera të mira. Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda do t’i bëjë rekurs vendimit në Gjykatë të Lartë. Aktualisht jemi në një situatë ku Gjykata e Lartë operon me vetëm 4 gjyqtarë dhe praktikisht nuk shqyrton dot anjë çështje penale. Janë rreth 30 mijë dosje të cilat presin shqyrtim. Dhe pas 30 mijë dosjeve imagjinoni edhe sa duhet që t’i vijë radha edhe dosjes së Dritan Dajtit dhe që të dalim me një vendim tjetër nga Gjykata e Lartë.  Deri në këto momente nuk është një muhabet i mbyllur, por ajo që unë mendoj dhe gjykoj, besoj se është nga ata vendimet i zorshëm për t’u prishur mbase nga Gjykata e Lartë. Gjithsesi mbetet për t’u parë”.

Duke folur për seancat gjyqësore të mbajtura ndaj Dritan Dajtit nga viti 2009 deri në 2016, ai u shpreh se i pandehuri arriti të konsumonte të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda.

“Nga 2009 deri në 2016 kur u dha vendimi për Dajtin ai kishte konsumuar të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda. E gjitha kjo ka qenë strategjia e tij mbrojtëse. Këtë mund ta them pas ndonjë rezervë se ai arriti të nënshtrojë sitemin e drejtësisë gjithmonë duke shfrytëzuar hapësirat ligjore. Ai arriti të rrëzojë burgimin e përjetshëm duke shfrytëzuar hapësirat ligjore”.

Ndërsa po fliste për vendimin e dhënë nga gjyqtarët më 8 Shkurti të cilët hodhën poshtë vendimin me 4 burgime të përjetshme ndaj Dajtit e duke e dënuar me 25 vite burg, gazetari tha:

“Unë nuk mund të jap një mendim se pse këtë gjyqtarë kanë vendosur kështu. Shteti shqiptar atributin e dhënies së drejtësisë ia ka dhënë gjyqtarëve. Ata e kanë gjykuar ashtu, por duhet pritur arsyetimi i vendimit, ku ata do janë bazuar në ligj dhe në provë.

Kemi një të pandehur që është gjykuar për 10 vite, i cili arriti të qëndrojë në paraburgim për 10 vite. Ai qëndroi për një dekadë në paraburgim ç’ka i përkthehet sot Dritan Dajtit në 15 vite dënim të kryer dhe i mbetet dhe një kohë e shkurtër e vuajtjes së dënimit. Nëse ata tre gjyqtarë janë korruptuar qoftë financiarisht apo janë shantazhuar dhe kërcënuar dhe kanë dhënë një vendim gjyqësor nën presion, patjetër që duhet të mbajnë përgjegjësinë penale që u takon”./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono