Ceremonia mortore e Kostandinos Kaçifas, vijnë 8 autobusë nga Greqia

10:29 | 08/11/2018

Në fshatin Bularat të Gjirokastrës u zhvillua ceremonia mortore e 35 vjeçarit Kostandino Kaçifas, që mbeti i vrarë pas një shkëmbim zjarri me forcat e RENEAS. Një meshë në kishë i parapriu përcjelljes për në banesën e fundit të ekstremistit grek.

Ndërkohë një flamur i madh grek ishte vendosur mbi arkivolin e Kaçifas dhe në ceremoni pati një pjesëmarrje masive të banorëve të zonës, shtetasve grekë por edhe deputetë shqiptarë, si Vangjel Dule dhe Vangjel Tavo. Disa prej pjesëmarrësve në varrimin e Kostandin Kaçifas bënë thirrje nacionaliste dhe antishqiptare. Ata mbanin flamuj dhe në pankartat e tyre në gjuhën greke shkruhej “Kacifas je gjallë ti na udhëheq ne, Bularati është Greqi. Ti je heroi jonë, Politikanë gënjeshtarë, Minoriteti është Greqi, Gjaku lahet me gjak”.

Më herët në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, 11 shtetas grekë u kthyen nga pala shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës, pasi mbanin simbole antishqiptare.  Policia e Gjirokastrës mësohet se ka shoqëruar katër shtetas greke të cilët do të procedohen për “nxitje urrejtje mes kombeve dhe feve”. Shtetasve greke policia shqiptare u ka gjetur bluza me simbole antishqiptare, kapuça dhe sende të tjera të ndaluara.

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dhe në Bularat u shtuan masat e sigurisë, ku përveç forcave të policisë lokale, mësohet se u dërguan edhe 5 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Puna e policise shqiptare u monitorua nga Gjovalin Loka, drejtor për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit. Mëngjesin e sotëm, 10 autobusë nga Greqia mbërriten në Bularat për të marrë pjesë në varrimin e Kaçifasit. Të martën Prokuroria për Krimet e Rënda, e cila po heton mbi rrethanat e vrasjes së tij, u lejoi familjarëve tërheqjen e trupit të 35 vjeçarit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono