Celularët pengojnë në përformancën tuaj mendore

14:29 | 09/11/201914:290

Sa shpesh kontrolloni celularin tuaj? (A e keni kontrolluar edhe pasi lexuat ketë  fjali?)
Studiuesit nga Universiteti i Teksasit në Austin kërkuan nga 448 studentë  që të bënin një seri testesh për të matur aftësinë njohëse.

Studiuesit i ndanë studentët në tre grupe dhe u kërkuan secilit që të mbajnë celularë e tyre në një vend tjetër: ose përballë në tavolinë, në xhep apo çantë (“kudo që ata do të ishin” natyrisht “), ose në një dhomë të veçantë .

Rezultatet? Ata me celularët e tyre në një dhomë tjetër performuan dukshëm më mirë sesa ata me celularët  në tavolinat e tyre.

Sa më larg telefonat e tyre ishin,, aq më mirë funksiononte truri i tyre. /abcnews.al

Sigurisht, celularët inteligjentë kanë shndërruar shoqërinë tonë, duke e bërë më të lehtë lidhjen me të tjerët. Por kjo anë pozitive ka një anë të errët, pasi ajo mund të na krijojë varësi.

Studimet tregojnë se njerëzit përdorin celularët e tyre mesatarisht 85 herë në ditë,dhe një studim i vitit 2015 në Gazetën e Psikologjisë tregoi se thjeshtë për të pasur akses në smartphone  të bën të besosh se je më i ditur se sa je në të vërtetë.

Disa rregulla per të shmangur varësinë nga celulari:

1-Vendosni  si rregull që mos ta kontrolloni telefonin kur jeni në shtrat, ose mos të përdorni  telefonin tuaj në tryezën e darkës.

2-Mos shikoni njoftimet ne celularin tuaj ndërkohë që jeni të shoqëruar.

3- Në fund, provoni veten. Shikoni sa kohë mund të qëndroni  pa celularin tuaj. Mund të qëndroni në një shfaqje televizive pa celular? Në një udhëtim ? Një ditë të plotë në punë? Sa më shumë që të përpiqeni, aq më shumë mund të zbuloni se nuk jeni aq i humbur pa të siç mendonit. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono