Çelja e negociatave me BE-në, Rama: Gjithçka mund të ndodhë

15:30 | 15/10/201915:300

Shqipëria do të shpresojë deri në fund për të marrë një “PO” të premten e 18 tetorit për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, por kryeministri Rama përgatiti shqiptarët se gjithçka mund të ndodh. Pengesa në rrugëtimin për të hapur portën e parë për të përgatitur hyrjen në Bashkimin Europian mbetet skepticizmi i Francës dhe Holandës ndërkohë që ndërmjetësuesin në proces po e bën Gjermania.

Qëndrimet e Francës për kreun e qeverisë nuk janë surprizë, duke shtuar se për ta problem nuk është Shqipëria por qasja që kanë në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Europian.

Vota që vendet anëtare do të ngrenë në 18 tetor sipas Ramës nuk kanë lidhje me atë që ka bërë Shqipëria deri më sot, ndërkohë që nuk harroi të kujtoi se opozitën në këtë proces e ka pasur kundër integrimit të vendit.

Pavarësisht vendimit që do të marrë Këshilli Europian të premten, Rama garantoi se puna për integrimin e vendit në BE nuk do të ndalet sepse sipas tij shqiptarët nuk përparojnë për Parisin, Berlinin dhe Brukselin por për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjeneratat e tjera./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono