Çelet panairi “Puno dhe studio”

12:26 | 30/04/2019

Në prag të ditës së punëtorëve në Tiranë ka hapur dyert panairi “Puno dhe studio”. 50 kompani ofrojnë rreth 3500 vende pune. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ftoi të rinjtë, të cilët janë në kërkim të një pune, ta vizitojnë e te njihen me ofertat e ndryshme.

Beri një rrugë për të kryer dy pune. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në çeljen e  panairit “Puno dhe Studio” dhe ftesën e parë e kishte për të rinjtë.

Në këtë panair marrin pjesë 50 kompani, 15 universitete e institucione, të cilat ofrojnë rreth 3500 vende pune e 100 oferta studimi. Bashkia e Tiranës është e hapur për praktikë me 90 pozicione të lira ne drejtoritë e varësisë.

Ndërsa ftesën e dytë kryetari i bashkisë e kishte për kompanitë pjesëmarrëse në panair. Ky është edicioni i 10 i  panairit “Puno dhe studio” dhe vjen në prag të 1 Majit, ditës së punëtorëve./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono