Çdo fundjavë bënin gara me makina, si i mori shpejtësia jetën 17 vjeçarit

15:50 | 11/11/201915:500

Garat me makina sportive u bënë shkak për humbjen e jetës së një 17-vjeçari që ishte pasagjer te një Mercedes super të shpejtë. Mjeti humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër makinë sportive që ishte parkuar pranë mbikalimit të Saukut në Tiranë. Në një hark të shkurtër kohor kanë humbur jetën 4 persona nga askidentet rrugore.

Aksi Tiranë – Elbasan, mund të quhet autostrada e vdekjes. Gazetari Andi Qosja raporton se çdo fundjavë të rinj nga kryeqyteti kryejnë gara me automjetet e tyre sportive pranë mbikalimit të Saukut. Por kjo gjë ka rezultuar fatale për 17-vjeçarin Kristian Vasili.

I riu ishte pasagjer në automjetin sportiv, Mercedez-Benz AMG 6.3., i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Në drejtim të mjetit sportiv ishte një 18-vjeçari me inicialet F.F. Adoleshenti u arrestua, pasi u përplas me makinë tjetër sportive tip Porche e parkuar në autostradë.

Shenjat e frenave vijojnë të jenë të dukshme. Automjeti u shpërbë pothuasje plotësisht dhe pjesët e tij flutuaruan rreth 100 metra larg.

Ekspertët e policisë rrugore u rikthyen edhe njëherë në vendngjarje.

Shpejtësia tejnormave e lëvizjes dyshohet se ishte shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit super të shpejtë nga drejtuesi 18-vjeçari. Pranë vendit të ngjarjes u gjetën shishe me birrë, teksa dyshohet se drejtuesi mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, Alban Dervishaj që ishte në ulësen e pasme të Benzit, dhe Rei Oka. Ky i fundit ishte duke qendruar në një tjetër automjet sprotiv në shoqëri të disa miqve të tij.

Dervishaj ndohet në reanimacion në gjendje të rëndë, kurse Oka ka dëmtime të lehta.

Gjatë  24 orëve u shënuan 4 viktima nga aksidentet rrugore.  Tre 17-vjecar kanë humbur jetën në Tiranë dhe një në Gjirokastër.

Ky trend shqetësues vijon nga mujat Shtator-Tetor, ku në 60 ditë u shënuan më shumë se 40 aksidentet me vdekje, shifra këto disa herë më të lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono