Çdo automjet që qarkullon në Mitrovicë duhet të jetë i regjistruar

18:08 | 22/09/2018

Të hënën policia e Kosovës në veri të vendit do të nisë një aksion në very të vendit për të sekuestruar të gjitha automjetet që nuk janë të regjistruara me targat e republikës së Kosovës apo që nuk kanë një dokumentacion të rregullt.Marrëveshja e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për targat e regjistrimit të automjeteve, ende nuk është zbatuar në veri të Kosovës.

Nga 24 shtatori 2018 Policia e Kosovës për rajonin e veriut do të kryejë kontrolle për automjetet, duke sekuestruar çdo automjetet teknikisht të parregullt dhe të paregjistruar, ndërsa ndaj personave që i drejtojnë do të merren masa ligjore. Marrëveshja e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për targat e regjistrimit të automjeteve, ende nuk është zbatuar në veri të Kosovës. Që nga e hëna e ardhshme nuk do të ketë më automjete të paregjistruara, të cilat qarkullojnë rrugëve të veriut të Kosovës prej përfundimit të luftës e deri tani.

Në komunat veriore të Kosovës kanë qarkulluar automjete pa targa, por dhe automjete që kanë targa të cilat i japin organet e përkohshme në veri të Mitrovicës që funksionojnë me sistemin e Serbisë. Në kuadër të dialogut mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2012 në Bruksel ishte arritur Marrëveshja për Targat e Regjistrimit në kuadër të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011. Me këtë marrëveshje do të duhej të hiqeshin të gjitha targat e regjistrimit të ministrisë së punëve të brendshme të serbisë në qytetet e Kosovës. Në vitin 2016 delegacioni i Beogradit dhe ai i Prishtinës ranë dakord që vlefshmëria e targave me status neutral “KS” të vazhdojë edhe për 5 vjet.

Gjithashtu u vendos që mbi targat me shenjat “SRB” dhe “RKS” të ngjiten shirita të bardhë gjatë kalimit të pikave kufitare nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Mirëpo kjo marrëveshje nuk është realizuar në terren në tërësi, pasi personat që drejtojnë automjetet me targë “RKS” nuk mund të kalojnë kufirin me Serbinë pa targa të përkohshme. Në anën tjetër, serbët që jetojnë në jug i kanë regjistruar automjetet e tyre me targat e Kosovës që në momentin e arritjes së marrëveshjes në Bruksel.

Policia e Kosovës ka njoftuar se që nga 24 shtatori automjetet pa targa të regjistruara nuk do të mund të qarkullojnë nëpër rrugët e komunave veriore. Sipas Policisë, në komunat veriore të Kosovës ka një numër të madh automjetesh teknikisht të parregullta të importuara nga vende të tjera, automjete pa dokumente e automjete të paregjistruara. Këto automjete sipas Policisë, shfrytëzohen për transportin e udhëtarëve si taksi, por edhe për veprimtari të tjera të paligjshme./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono