Cavani drejt largimit nga PSG, francezët duan objektivin e Barcelonës

15:12 | 25/01/202015:120

Sulmuesi i PSG-së, Edison Cavani, është gjithmonë e më pranë largimit nga gjigantët francezë. Uruguaiani e ka humbur vendin e titullarit që nga ardhja e Mauro Icardit në skuadër. Për shërbimet e tij janë të interesuar Tottenham dhe Atletico Madrid, madje dhe mamaja e Cavanit e ka konfirmuar se madrilenët janë shumë pranë transferimit të djalit të saj.

Nëse Cavani largohet në këtë merkato, atëherë drejtuesit e klubit francez do të futen menjëherë në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij. Mediat në Francë raportojnë se PSG po monitoron situatën e kapitenit të arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang. Lojtari nga Gaboni ka kërkuar largimin nga Londra dhe një ofertë nga Parisi mund ta tundojë atë.

Në listën e kampionëve në fuqi të Ligue 1 janë dhe Islam Slimani dhe Luka Jovic. Të dy sulmuesit nuk kanë kaluar sezon të mirë në ekipet e tyre, respektivisht tek Leicester City dhe Real Madrid. Vëmendja më e madhe është drejtuar tek Aubameyang, i cili e njeh dhe kampionatin francez pasi në të kaluarën e tij ka luajtur për AS Saint-Etienne. /abcnews.al

 

Pierre-Emerick Aubameyang


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono