Camila Cabello premton se do të bëjë një “çmenduri” nëse fiton çmim në Grammy

14:57 | 24/01/202014:570

Në prag të ceremonisë të ndarjes së çmimeve “Grammy” shumë artistë që janë të nominuar në kategori të ndryshme po japin intervistat e tyre të fundit para natës së madhe.

Edhe Camila Cabello ashtu si shumë prej kolegëve të saj artistë është mjaft e emocionuar dhe shpreson të jetë fituese në të paktën 1 prej nominimeve të saj.

Megjithatë në një intervistë radiofonike, këngëtarja e famshme ka bërë një premtim live. Nëse ajo dhe Shawn Mendes do të fitojnë çmimin ‘performanca më e mirë në grup’ për projektin muzikor “Señorita” ata do të dalin në skenë me të brendshme. “Nëse unë dhe Shawn do të fitojmë do të ngjitemi për të marrë kupën duke veshur vetëm të brendshme, megjithëse do të më duhet të bëj shumë palestër para se të bëj këtë gjë” -tha ajo plot humor.

Një veprim të tillë e kanë bërë edhe pjesëtarët e grupit “Twenty One Pilots” 3 vite më parë kur fituan në të njejtën kategori./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono