Cakaj takon në Vatikan Papa Françeskun: Vizita përkon me disa përvjetorë

08:50 | 19/09/201908:500

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar në Vatikan me Papa Françeskun.

Përmes një postimi në facebook Cakaj thotë se vizita në Vatikan përkon me disa përvjetore domethënëse për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

“Ky shtator shënon 28 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, 5 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë dhe 3 vjetorin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.

Këto ngjarje nuk kanë thjesht një vlerë simbolike: ato paraqesin një moment të rëndësishëm për të kujtuar trashëgiminë e veçantë dhe shembullin e pakrahasueshëm botërisht të shqiptarëve për bashkëjetesën fetare, harmoninë religjioze dhe dialogun e hapur e gjithëpërfshirës në përgjithësi.

Ashtu sikurse ka nënvizuar Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tiranë, shqiptarët janë pjesë e patjetërsueshme e familjes kulturore dhe historike evropiane. Shqipëria nuk do të kursejë asnjëherë asnjë përpjekje që përkatësinë e saj historike e kulturore evropiane ta përkthejë në rrugëtimin e saj politik e institucional për anëtarësim në Bashkimin Evropian 🇪🇺🙏!

Vlen të theksohet se Shqipëria angazhohet aktivisht për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë 🇦🇱🇽🇰!”–  shkruan Cakaj. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono