Cakaj prezanton në Këshillin e OSBE prioritetet e Shqipërisë në 2020

08:45 | 12/07/2019

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj prezantoi në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, kuadrin paraprak të prioriteteve të Kryesisë Shqiptare për vitin 2020.

Në  dimensionin politiko-ushtarak, prioritet do të jetë parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, ku vëmendje të veçantë do të kenë kriza në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejshëm i konfliktit në Nagorni-Karabak dhe adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji.

Në  dimensionin ekonomiko-mjedisor, Cakaj tha se do të ketë vëmendje të veçantë lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore.

Ndërsa në dimensionin njerëzor dhe të lirive themelore, sipas ministrit te jashtëm do të jenë prioritare promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së dhe afirmimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono