“Cakaj”, Alibeaj: Rama do thyejë kokën nëse përplaset me Presidentin

22:20 | 11/01/2019

Mosdekretimi i Gent Cakajt përveç përplasjes mes Kryeministrit dhe Presidentit të vendit ka hapur një debat të gjërë se cili prej tyre ka të drejtë. Presidenti argumenton se Cakaj nuk ka përvojë politike dhe diplomatike për të qenë Ministër i Jashtëm. Gjithashtu ai shton se Cakaj ka treguar papërgjegjshëmri pasi ka punuar pa certifikatë sigurie. Nga ana tjetër Kryeministri thotë se refuzimi i Presidentit Ilir Meta është antikushtetues.

I ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se Kushtetuta i ka përcaktuar qartë rolet e kreut të shtetit dhe kreut të qeverisë. Sipas tij, Presidenti ka të drejtë të refuzojë një dekret.

“Ka një dispozitë në Kushtetutën shqiptare që është neni 98 i Kushtetutës që parashikon ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditësh. Kush do kupton se cila është kompetenca e njëri dhe tjetrit. Kushtetuta e përcakton qartë që kompetenca e kryeministrit është ajo e propozimit dhe Presidenti është ai që emëron. Në këtë situatë unë mendoj që marrëdhëniet janë të qarta. Presidenti i Republikës ka të gjitha alternativat e mundshme kur i vjen një propozim nga Kryeministri, ta dekretojë, të heshtë ose ta refuzojë. Ç’do të ndodhte nëse Kryeministri i vendit në një moment destabilizimi çon për propozim Presidentit një shtetas shqiptar 12-vjeçar. Kjo është jashtë çdo lloj logjike. Ta kalojmë situatën mendore. Po sikur të propozojë një shtetas shqiptar mbi 18 vjeç, por që është i dënuar penalisht. Kushti i vetëm që Kushtetuta parashikon për zgjedhjen si ministër është që do duhet në aspektin ligjor do duhet të ketë cilësinë e deputetit, duhet të jetë shqiptar, madhor, ka dhe një sërë kriteresh të tjera. Presidenti ka të drejtë të refuzojë një dekret”.

Përsa i përket kërkesës që Ilir Meta bëri ndaj Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor për të vlerësuar si ka vepruar DSIK-ja me rastin Cakaj, Alibeaj tha se është e drejta e tij që t’ia kërkojë parlamentit këtë gjë.

“Formalisht jo sepse të drejtën për të ngritur një komision parlamentar sipas Kushtetutës i takon Parlamentit, por Presidenti në pozicionin që ka si kryetar i shtetit, si funksionar që ka kompetenca për të marrë informacion, por edhe për të dhënë orientime ai ka kryer që për atë çështje kur Presidenti ka informacione, por i ka duart e lidhura, ai ka kërkuar publikisht dhe jo vetëm, Kuvendit në këtë rast që të ngrejë një komision hetimor për të verifikuar këtë lloj veprimtarie të një nga institucionet më të rëndësishme siç është DSIK-ja”.

Alibeaj mendon se çdo gjë është në dorë të Kryeministrit, por e këshillon që nëse vazhdon të përplaset me Presidentin do të ketë pasoja.

“Unë besoj se gjithçka është në dorë të Kryeministrit për aq sa mund të ketë në dorë me thënë të drejtën. Interesin për të qeverisur gjithmonë e ka Kryeministri. Siç ka privilegjin për të qeverisur ka dhe detyrimin për një qeverisje serioze dhe nëse do vazhdojë të përplasë kokën me Presidenti e Republikës e sigurtë që do ta thyejë kokën sepse gjithkush do e kuptojë se nëse ky vend është i paqeverisshëm faji, gabimi, neglizhenca, mosserioziteti i takon kryeministrit. Ai është përgjegjës përballë publikut”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono