Ç’ aktivizohet 500 gram eksploziv para mjetit të 30 vjeçarit në Vlorë

23:45 | 15/12/2017

Rreth 500 gram lëndë shpërthyese e gjetur pranë makinës së një 30 vjeçari alarmoi mbrëmjen e së premtes policinë e Vlorës. Pas shpërthimit të kryer nga forcat xheniere, grupi hetimor shoqëroi 30 vjeçarin që dha alarmin për kallëpin e gjetur për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. 8 muaj më parë në lokalin e 30 vjeçarit një person u vra, ndërsa tre të tjerë mbeten të plagosur.

 Forcat xheniere në orët e vona të mbrëmjes së të premtes bënë shpërthimin e kontrolluar të një sasie eksplozivi të vendosur pranë mjetit të një 30 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Ishte vetë i riu i cili njoftoi policinë për kallëpin e mbuluar me letër natriban që kishte gjetur rreth 2 metër larg makinës së tij, pasi ka dyshuar se mund të ishte lëndë plasëse. Në njoftimin e policisë lokale thuhej se drejtuesi i mjetit tip Benz me targa AA 233 OX , Endrit Sadedini sapo ka konstatuar kallëpin e dyshimte ka njoftuar blutë e Vlorës pranë makinës së tij që ndodhej e parkuar. Pas mbërritjes së forcave të policisë e gjithë zona ishte e rrethuar për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth deri ne kryerjen e shpërthimi të kontrolluar nga trupat xheniere. Sipas policise lokale dyshimi i 30 vjeçarit Sadedini ka qenë i sakte, pasi pakoja ka rezultuar lëndë shpërthyese e bërë në mënyrë artizanale me peshë 200 gram. Ndërkohë kamera e një biznesi pranë vendit të ngjarjes duket se ka fiksuar një person të dyshuar që mund të ketë lënë kallëpin e lëndës plasëse. Grupi hetimor ka sekuestruar këto pamje dhe po vijon punën per identifikimin e tij, megjithëse ABC Neës ka meësuar se pamjet nuk janë në cilësi të mirë, çka pritet që mos t’ia bëjë aq të lehtë punën hetuesve të kësaj ngjarje. Endrit Sadedini është pronari i një lokali ku në prill të këtij vitit u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Pas kësaj ngjarje për të cilën ai është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi Endrit Sadedini kishte lënë lokalin me qira. Nuk është ende e qartë nëse të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono