Byro Politike/ Xhafaj, skenarët e largimit. Vrasja e minoritarit në Bularat

21:49 | 29/10/2018

Në mbrëmjen e sotme të emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokaxhi u fol për ngjarjet më të rëndësishme në vend. Një diskutim mbi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Gjithashtu një analizë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Bularat, ku një i ri minoritar humbi jetën në një shkëmbim zjarri me forcat e policisë. Të ftuar ishin Enkelejd Alibeaj deputet i PD, Mentor Kikia drejtor i Klan Plus, Armand Bajrami gazetar i ABC News, Arjan Curri analist.

E larguan Xhafajn apo iku?

Alibeaj: “Ça rëndësie ka kjo? Panorama e përgjithshme është që ministri i Brendshëm, shumë i përfolur dhe i akuzuar, sot nuk është më në detyrën e tij. Nuk është se ka ikur apo e kanë larguar më një arysetim politik. Arsyeja është për shkak të situatës aktuale se ku është zhytur kjo mazhorancë: 1. Qeveria është e zhytur në krim; 2. Qeveria bashkëpunon me krimin për të blerë vota. Këto janë karakteristikat që e definojnë këtë lloj mazhorance. Ajo ç’ka ka ndodhur tani është shenja e parë që më në fund kjo organizatë mafioze që qeveris vendin, sot ka humbur hallkën kryesore të ingranazhit të vet. Kjo për shkak të luftës së fortë dhe intentensive të opozitës, por edhe që publiku shqiptar sot i ndjen këto dy simptoma të qeverisë”.

Kikia: “Xhafaj bëri gabim sepse e shiti në emër të moralit dhe nëse do ishte kështu duhet ta kishte shitur më herët. Xhafaj ishte syri i ciklonit, për gjatë gjithë vitit në politikë dhe nuk duhej njoftuar vetëm me një rresht. Duhen shpjegime sepse kjo e bën edhe më të ngarkuar ngjarjen. Xhafaj duhet të përgjigjet se kë kishte goditur me gurë?”

Bajrami: “Për mua është surprizë momenti i zgjedhur për dorëheqjen sepse në javën e kaluar patën një operacion të përmasave të mëdha. Mendoj se më shumë se kurrë publiku shqiptar e meriton një transparencë më shumë. Për mua ngre dyshim që vendimi i Xhafajt mund të jetë edhe e diktuar nga qarqe të caktuara qoftë edhe të botës së krimit që mund të jenë të shënjestuar nga operacioni volvo 4 ose të cënuar prej tij”.

Në lidhje më deklaratat e Xhafajt i cili tashmë i thotë opozitës që të nxjerrë provat.

Alibeaj: “Xhafaj se ka bërë kurrë angazhimin ndaj publikut. 3 kanë qenë kauzat e mëdha të tij. 1,Vëllai, 2.44 bandat kriminale, 3.operacioni volvo 4. Në secilën prej këtyre 3 kauza, kanë qenë të dështuara. Gjatë kohës që ishte në pozicione shtetërore i dha ndihmë vëllait për tu mos u ekstraduar. Përfshirja e drejtpërdrejtë e manipulimit të provave për Alizotin. Në këtë mes nuk ka çështje morale por kriminalo-mafioze. Sikur të mos ishin denoncimet tona mafia do ta gjente gjuhën e përbashkët”.

Gjithashtu, të ftuarit dhanë mendimin e tyre edhe për gjenerali Sandër Lleshin, i cili pritet të jetë dhe pasardhës i ministrit Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm.

Alibeaj: Ç’lind nga macja gjuan për minj.

Kikia: Zoti Lleshi tashmë nuk është më gjeneral. Lleshi i ka sugjeruar Ramës që t’i mbante prefektët ushtarakë dhe ky vendim i rezultoi i suksesshëm ndaj dhe e emëroi atë.

Bajramaj: Figurë interesante, përpos eksperiencës së tij ministria e Brendshme është në tjetër mënyrë të punuari dhe është sfidë e fortë për të.

Curri: Në qoftë se ka një ministër të Brendshëm dhe Mbrojtjeje duhet të garantojnë sigurimin civil. Dhe të vendosësh një gjeneral në këtë post ka një koflikt detyrash dhe statusesh.

Gjithashtu pjesë e diskutimit ishte dhe ngjarja e ndodhur në fshatin Bularat, ku mbeti i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifas në një shkëmbim zjarri me policinë.

Alibeaj: “Analiza e vetme në ngjarje është se nëse reagimi i policisë ka qenë proporcional për të arritur qëllimin, eliminimin e rrezikut. Nëse rreziku ka qenë se ai mund të merrte jetë njerëzish, reagimi do të duhej të ishte propocional. Qëndrimi i policisë është propocional sipas mendimit tim. Duhet të bëhet një hetim që shpirtrat të jenë në qetësi. Shqetësuese janë gjërat që ndodhin pas”./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono