Byro Politike/ Tupe: Ftoni Kryeministrin të bëjë një vizitë në konvikte

22:28 | 12/12/2018

Në punatën e sotme të emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokazhi, studentet diskutuan gjithashtu edhe për problemet nëpër konvikte. Njëri nga studentët tregoi se u duhej 6 orë të prisnin për ujë të rrjedhshëm dhe se muret ishin me lagështirë.

Studenti: “Aty nuk përmendet fjala larje fare, aty mund të lahesh nga lagështia që qëndron në mure. Është e vështirë që të presësh mbase edhe 6 orë për ujë dhe do të ishtë gjëja më e bukur sikur të futeshe në dush dhe të gjeje ujë të ngrohtë.”

Tupe: “Pse nuk e ftoni Kryeministrin që të bëjë një vizitë tek dushet?”

Curri: “Ose të jetojë 24 orë me ju, do të ishte më origjinale.”

Studentja: “24 orë i përballon çdokush, por të jetosh 9 muaj dhe me vite, nuk besoj se do i përballonte dot.”/abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono