Byro Politike: Impakti ndërkombëtar, vendimtar për situatën Kosovë-Serbi

22:05 | 08/10/2018

Në puntatën e radhës të emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokaxhi u fol për idetë e hedhura nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të cilat po ngjallin debate të jashtëzakonshme si në politikë ashtu edhe në analizën e Kosovës, Shqipërisë por edhe më gjerë. Sa funksionale mund të jetë ideja e korrigjimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë? Sa e vertetë eshtë ajo ç’ka thotë presidenti Thaçi se kjo është mënyra për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë në mënyrë që ky vend të njohë pavarsinë e Kosovës dhe të kalohet me normalizimin e marrëdhënieve mes tyre?

Për të folur në lidhje me këtë çështje të ftuar ishin: Agim Nezho, diplomat i njohur; Ardi Nurellari, opinionist, analist i njohur; Enver Bytyçi drejtori i Intitutit të studimeve për Europën Juglindore dhe Dritan Hoti, pedagog për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetitn Mesdhetar. Sipas të ftuarve, në këtë çështje abuzohet me termin dhe iniciativën, pasi një tjetër gjë është ndarja e Kosovës dhe tjetër gjë është korrigjimi që përmban përfshirjen e Luginës së Preshevës.

“E gjithë kjo zhurmë e madhe nuk ndihmon por dëmton pozicionin e Kosovës.”

“Askush nuk e beson se Lugina e Preshevës i jepet Kosovës pa shkëmbim territoresh, duhet të jesh budalla i madh që ta besosh këtë”.

“Impakti ndërkombëtar është vendimtar për zgjidhjen dhe ecurinë e një marrëveshje ndërkombëtare. Është një ide që do të gjejë shumë vështirësi në konkretizim.”

Në lidhje me qëndrimin e Tiranës zyrtare në lidhje më këtë situatë u tregua për një konfuzim të moskonvergjimit të faktorëve politikë. U sugjerua që Tirana të mbajë një qëndrim profesional dhe parimor./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono