Byro Politike/ Çfarë po ndodh me politikën shqiptare?

23:40 | 24/10/2018

Në puntatën ne sotme të emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokaxhi fokus kryesor ishte se çfarë po ndodh me politikën shqiptare në tërësi. Duket se po kalojmë nga skandali në skandal, nga përgjime në videopërgjime, nga akuza në arrestime sikurse janë ato të kohëve të fundit. Akuza për shpifje që kanë regjistruar një numër të madh deri tani dosjesh në duart e drejtësisë edhe në radhët e politikanëve. Tashmë janë zëra të vetmuar ata që flasin për ekonominë, për varfërinë, për arsimin dhe për çështje të tjera me rëndësi jetike për qytëtarët shqiptarë. Si do të duhet të dali politika shqiptare nga kjo gjendje dhe çfarë po ndodh me reformat kur na ndajnë vetëm pak muaj tashmë nga qershsori vendimtar sa i takon çeljes së negociatave. Të gjitha këto çështje ishin pjesë e diskutimeve të Byrosë Politike të kësaj jave. Të ftuar ishin: Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së; Mark Marku, analist; Tomor Alizoti, analist dhe Roland Lami, gazetar./abcnews.al

 





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono