Bylykbashi: Lidhja e krimit me politikën rrezik për stabilitetin

12:59 | 03/10/201812:590

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, deputeti Oerd Bylykbashi tha se “lidhja krim-politikë, interesa kriminale-interesa politike, janë rreziku kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë”.

Sipas deputetit demokrat, kjo lidhje ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.

“Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”.

Bylykbashi tha se të vetmit që dëmtohen nga ky veting janë personat që kanë lidhje me krimin ose interesa të paligjshme. “Ata që përfitojnë janë qytetarët të cilët garantohen se politika nuk do të ketë lidhje dhe nuk do punojë për krimin”, – deklaroi përfaqësuesi i PD në Mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit

Deputeti demokrat, sqaroi edhe njëherë se “Vetingu është një proces krejtësisht i shkëputur dhe i pavarur nga vetingu në drejtësi. Ai nuk ka asnjë lidhje dhe apo ndikim negativ apo pengesë për vetingun në drejtësi. Vetingu i politikanëve nuk përjashton dhe nuk ka ansjë ndikim për hetimet penale të politikanëve dhe njerëzve të lidhur me ta, nga çdo lloj institucioni hetimi qoftë nga prokuroritë e rretheve qoftë nga prokuroria e sotme e krimeve të rënda apo SPAK dhe BKH kur ato të krijohen. Përkundrazi, ky proces u jep burime dhe raste hetimi këtyre institucioneve”.

Sot jam këtu në emër të opozitës për t’ju dhënë këto mesazhe:

  1. Opozita nuk do të pranojë dhe as tolerojë asnjë vonesë në miratimin e vetingut të politikanëve.
  2. I gjithë procesi në këtë komision ka pikërisht këtë qëllim. Të vonojë, shtyje dhe hedhë poshtë vetingun e politikanëve.
  3. Shqiptarët e mbështesin vetingun e politikanëve. Edi Rama ka deklaruar publikisht se është kundër.
  4. Sa më gjatë të kemi politikanë të lidhur me krimin në Kuvend, qeveri, bashki etj aq më keq për shqiptarët që dhunohen, grabiten dhe përdhunohen çdo ditë nga krimi.
  5. Ngjarja e fundit provon se krimi ka kapur shtetin me ndihmën e pushtetarëve të lidhur me krimin.
  6. Bashkëqeverisja me krimin e ka sjellë vendin në një emergjence kombëtare.
  7. Ju po bëni dhe do të bëni gjithçka për ta zvarritur por nuk do ta ndalni dot vetingun e politikanëve. Sic nuk ndalet dot dekriminalizimin.
  8. Kuvendi dhe qeveria që sot janë në duar të krimit do t’i kthehen popullit. Me çdo kusht dhe me çdo çmim.
  9. Ne jemi të vendosur dhe do të bëjmë gjithçka për ta zbatuar. Në këtë vend nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci, as parlament, as drejtësi, as ekonomi, pa ndarë politikën nga krimi.

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono