Bushati: Vendimi i presidentit nuk ka vlerë, ka kryer sulm kushtetues

20:34 | 10/06/201920:340

Mbrëmje në ABC News i ka kushtuar vëmendje situatës aktuale politike në vend, ku presidenti i Republikës Ilir Meta, ditën e shtunë gjatë mbajtjes së protestës së opozitës, me anë të një dekreti, shtyu zgjedhjet vendore me një afat të pacaktuar. Gazetarja Mirela Milori, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje ka ftuar Z. Ervin Bushati, deputet i Partisë Socialiste.

Bushati tha se me këtë vendim presidenti ka shkelur kushtetutën dhe pse në pikëpamjen e PS ky vendim i presidentit nuk ka vlerë. Bushati më tej shtoi se presidenti është garant i kushtetutës dhe s’mund të bjerë ndesh me të. Ai tha se Partia Socialiste është duke mbledhur firmat për shkarkimin e presidentit Meta dhe se teknikalitetet për mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, do të jenë ato që janë paracaktur. Sipas Bushatit nuk do të ketë asnjë zhvillim tjetër përvecse zgjedhjet të cilat do të zhvillohen në 30 qershor.

Në pikëpamjen tonë vendimi i presidentit nuk ka vlerë, presidenti ka kryer sulm kushtetues dhe shkelje të rëndë të kushtetutës. Për këtë ne po mbledhim firmat për shkarkimin e presidentit. Neni 92 i kushtetuetës thotë që presidenti, dekreton apo shtyn, thotë cakton, jo se presidenti mund ti zhbëjë. Në radhë të parë nuk shkelet kushtetuta për asnjë arsye. Presidenti është gardian i kushtetutës.

Mos dekretimet i ka bërë edhe më parë me dekretet e ministrave por kësaj radhe ka shkelur kushtetutën. Për SHBA-të për OSBE, dhe të gjithë partnerët zgjedhjet duhet të zhvillohen. Ata nuk duan të zhvillohen zgjedhjet se kanë fobi, paranojë. Opozita po luan për të ruajtur karrigen e zotit Basha“, tha Bushati.

Mirela Milori: Ju mund ta shkarkoni presidentin por neni 90 ju thotë që vendimi duhet ti dërgohet gjykatës kushtetuese?

Ervin Bushati: Ne do e depozitojmë vendimin, më pas kur të konsolidohet gjykata kushtetuese, që mund të bëhet brenda pak kohësh, ajo do të shprehet. Në 30 qershor do bëhen zgjedhjet, teknikaliteti do të vazhdojë sipas asaj që është vendosur tashmë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono