Bushati: Meta flet në emër të opozitës

18:55 | 11/01/2019

Mosdekretimi i Gent Cakajt nga ana e Presidentit Meta është komentuar edhe nga deputeti i PS-së Ervin Bushati. Përshpejtimi i procedurave për dhënien e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn i kanë dhënë mundësi Presidentit të Republikës që të ndërmarrë një tjetër nismë. Përmes një shkrese dërguar Kryetarit të Kuvendit dhe përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare, Ilir Meta kërkon ngritjen e një Komisioni Parlamentar Hetimor për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që është në varësi të Kryeministrit.

Por deputeti socialist u shpreh se Presidenti nuk ka të drejtë të kërkojë ngritje Komisioni. Sipas tij, kjo e drejtë i atribuohet vetëm opozitës.

“Ai flet në emër të opozitës dhe Komisioni Hetimor ngrihet nga opozita. Meta nuk mund ta ngrejë, por ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar mund ta kërkojë vetëm opozita. Neglizhenca nuk e di që është vepër penale në radhë të parë dhe unë vetë nuk jam i pajisuar me këtë certefikatën e sigurisë”.

Sipas socialistit, Meta po sillet sikur të ishte një politikan në opozitë duke i kaluar kompetencat e një Presidenti.

“Meta është në opozitë dhe është në opozitëbërje. Ai mund të jetë në kundërshti me çdo gjë. Ai nuk mund t’i hyjë logjikës vlen apo jo një ministër”.

Meta refuzoi propozimin e Kryeministrit për emërimin e Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm. Sipas Kreut të Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dëshmuar jo vetëm mungesë përvoje, por për çështje thelbësore të politikës rajonale ka mbajtur qendrime të papranueshme madje të rrezikshme. Në opinionin e Presidentit deklaratat e bëra nga Caka cënojnë integritetin e Kosovës. Bushati hoqi një paralelizëm duke u shprehur se sipas Metës edhe Rama duket të shkarkohet për mënyrën se si Kryeministri trajton Serbinë.

“Meta nuk duhet t’i hyjë kësaj çështje se kush mund të antarësohet ose jo në PS.  Meta mund të ngrejë shumë pikëpyetje edhe në lidhje se si Rama trajton Serbinë. Çfarë do të thotë se ne do të shkarkojmë zotin Rama.  Zoti Meta nuk mund të interpretojë një pjesë të një interviste për mënyrën se si duhet thënë”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono