Burg përjetë studentit anglez në Emiratet e Bashkuara Arabe

22:39 | 21/11/201822:390

Pas vrasjes së gazetarit Xhamal Kashogi, një tjetër ngjarje rrezikon të tensionojë më tej marrëdhëniet mes Perëndimit dhe botës arabe. Bëhet fjalë për rastin e një studenti anglez, që në Emiratet e Bashkuara Arabe i është dhënë dënimi kapital nën akuzën e spiunazhit për llogari të qeverisë britanike.

Një student britanik është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është shpallur fajtor për akuzën e spiunazhit. Methju Hexhs, 31 vjeç, ishte vetëdeklaruar i pafajshëm dhe kishte sqaruar se po mblidhte informacione mbi sistemin arab të sigurisë për temën e diplomës. Por prokurorët janë shprehur të bindur se ai po punonte për llogari të qeverisë britanike dhe madje kanë deklaruar se i ka pranuar akuzat. Duke reaguar, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se ndihet i tronditur nga vendimi i gjykatës. Xheremi Hant ka bërë me dije se e ka ngritur çështjen në nivelet më të larta të qeverisë së Emirateve. “Dënimi me burgim të përjetshëm nuk është ajo çfarë Britania pret nga një vend mik dhe aleat”, ka thënë Hant. Ndërkohë, familja e 31-vjeçarit ka akuzuar autoritetet arabe se kanë keqtrajtuar djalin e saj, se për 6 muaj e ka marrë në pyetje pa praninë e një avokati dhe se e ka detyruar të nënshkruajë një deklaratë në gjuhën arabe ku pranohej faji. “Methju nuk di arabisht”, ka thënë familja. Edhe bashkëshortja e Hexhs, e cila ishte e pranishme në leximin e vendimit, është shprehur se ka mbetur e tronditur nga dënimi i tij. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono