Burg për 4 nga 6 të arrestuarit për kreditë fiktive

15:30 | 22/08/201915:300

4 nga 6 të akuzuarit se kanë përfituar 3.7 milionë euro nga kreditë fiktive do të qëndrojnë në burg. Gjatë seancës në Gjykatën Penale të Tiranës pati debate pasi të gjithë punonjësit fajësonin drejtoreshën Albana Imami, se ishte ajo që i detyronte të firmosnin kreditë. Vetë drejtoresha Imami deklaroi para gjykatës se ka qenë në gjendje deliri.

Gjykata penale e Tiranës la në burg 4 nga 6 të ndaluarit e operacionit Kredia, të akuzuar se kanë përfituar 3.7 milionë euro përmes dhënies së kredive fiktive. Kurse dy punonjëse të tjera u liruan nga qelia me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në burg do qëndrojë drejtoresha Albana Imami, oficerët e kredisë Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, dhe Orkida Driza, që luante rolin e sekseres. Kurse për dy oficere të tjera të kredisë Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjatë seancës drejtoresha Imami deklaroi se ishte në kushtet e delirit dhe se kur e ka kuptuar gabimin e ka raportuar atë tek eprorët e saj. Sipas Imamit të gjitha të dhënat i ka depozituar në fondacion.

Ndërsa personat e tjerë nën hetim kanë fajësuar drejtoreshën, se i ka detyruar që të firmosin kredi fiktive. Matilda Domi oficere kredie, deklaroi në seancë se ka firmosur 35-40 kredi fiktive me urdhër të eprores së saj.

Ndërsa oficeri tjerët i kredisë Mihal Hanxhari, i tha gjyqtarit se e kishte kuptuar skemën mashtruese dhe kishte kërkuar dorëheqjen para tre muajsh. Kurse  Orkida Driza, e dyshuar në rolin e sekseres, deklaroi se ishte mashtruar  dhe ka ofruar bashkëpunim me prokurorinë.

Ajo deklaroi se merrte 20 mijë lekë të vjetra për çdo person që paraqiste për të marrë kredi fiktive. Edhe oficerja e kredisë Esmeralda Vaso e cila mbrohej nga dy avokatët Genc Gjokutaj dhe Megi Zonja, është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar në çdo kohë me organin e hetimit, duke deklaruar se është e pafajshme, pasi çdo gjë bëhej gati nga drejtoresha.

Më herët prokurori Kol Hysenaj kishte kërkuar “arrest në burg” për 5 të ndaluar dhe “arrest shtëpie” vetëm për Esmeralda Vason, që është nënë e një foshnje. Sipas prokurorit denoncimi në polici është bërë nga drejtues të “Fondacionit Besa”. Ndërsa se si merreshin vesh punonjësit me njëri tjetrin kjo gjë është e faktuar nga komunikimet dhe nga mesazhet që u dërgonte atyre drejtoresha Albana Imami./ABC News Albania 24/7 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono