Bulqizë, gruaja shtatzënë humbi trinjakët në muajin e 6-të

14:17 | 07/12/2018

Në spitalin e Bulqizës një grua humbi trinjakët në javën e 24-t të shtatzënisë. Ekipi e mjekëve që shkoi nga Tirana mundën të shpëtojnë nënën, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Një grua shtatzënë humbi trinjakët e saj parakohe. Enkeleda Rexhepi, 31 vjeçe, shkoi në spitalin e Bulqizës me kalë, por nuk mundi të shpëtojë foshnjet.

Ajo ka patur komplikacione dhe banonte në zona të thella të Ostrenit. Për të shkuar deri në Bulqizë iu desh të udhëtojë një orë me kalë, më pas me makinë të rastit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 31-vjeçarja është asistuar për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithshëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitetit të Bulqizës.

Për shkak të komplikacioneve, menjëherë është njoftuar ekipi i Urgjencës Kombëtare Mjekësore dhe është nisur nga Tirana një ekip i specializuar nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” me helikopterin e Urgjencës Kombëtare.

Brenda 20 minutash, helikopteri me ekipin e specializuar nga Tirana ka mbërritur në spitalin e Bulqizës. Mjekët e specializuar të maternitetit të Tiranës kanë asistuar dy lindjet e tjera dhe kanë shpëtuar nënën e re, e cila rrezikonte jetën.

Për shkak të moshës së vogël të barrës (24 javë është e papajtueshme me jetën), trinjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në këto momente është nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

 




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono