Bullgaria merr Presidencën e Këshillit të BE

15:34 | 02/01/2018

Bullgaria merr kryesimin e Presidencës së Këshillit të BAshkimit Europian, Presidenti i kosovës Hashim Thaci dhe kryeministri Haradinaj, shprehen shumë optimistë për faktin se vendi do të jetë një zë i fuqishëm për Kosovën në BE.

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë pritshmëri të larta nga Presidenca bullgare e BE. Hashim Thaçi në një postim në profilin e tij në facebook, teksa uron Bullgarinë  për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së, kërkon vëmendje më të madhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai shton se zëri i Ballkanit Perëndimor tashmë do të dëgjohet më shumë në Bruksel dhe BE, duke mos lejuar që rajoni t’iu ikë nga duart dhe të rrëshqasë në interesat e shteteve dhe ideologjive që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe Evropës. presidenti i Kosovës mbështeti promovimin e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në tërë kontinentin.

Edhe kryeministri Haradinaj thotë se pret nga Bullgaria të jetë zë i Kosovës në strukturat e BE. Ai e konsideroi shtetin si një vend mik i cili do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono