Buffon pritet të zyrtarizohet të enjten si futbollist i Juventusit

23:30 | 03/07/201923:300

Xhanluixhi Buffon pritet të prezantohet të enjten te skuadra e Juventusit. Gardiani 41 vjeçar ka gjetur akordin me drejtuesit bardh e zi për të luajtur vetëm një sezon e më pas do të marrë një post drejtuesi në skuadër.

Në Itali e bëjnë të kryer rikthimin e Xhanluixhi Buffon te skuadra e Juventusit. Lajmi konfirmohet nga Sky Sport që zbulon se të enjten 41 vjeçari do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të firmosë një kontrate një vjeçare ku do të përfitojë 2.5 mln euro.

Buffon u transferua sezonin e kaluar te Paris Saint Germain në France ku nuk u paraqit në nivele të larta. Gardiani italian është i destinuar për të thyer rekordin e Paulo Maldinit për prezencat në kampionati italian. Legjenda e Milanit është aktivizuar në Serinë A në 647 ndeshje, ndërkohë që Buffon i mjaftojnë tetë takime për të thyer rekordin e Maldinit. Mësohet se drejtuesit e klubit bardh e zi i kanë premtuar Buffon se do të aktivizohet në tetë ndeshje në kampionatin Italian për të bërë të mundur vendosjen e një rekordi të ri në Serinë A.

Buffon do të jetë portier i dytë tek zonja e vjetër, pasi Shezni është titullar i padiskutueshëm, ndërkohë që mund të luajë në të gjitha ndeshjet në Kupën e Italisë. Në përfundim të sezonit të ardhshëm Buffon pritet të marrë një rol drejtuesi në skuadrën ku është aktivizuar për 2 dekada. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono