Bruno Dita në modë, tani tenton ta “rrëmbejë” një tjetër klub i Superiores

08:23 | 25/01/202008:230

Bruno Dita në modë. Mesfushori i përshtatur si qendërmbrojtës është pjesë e Skënderbeut, por prej ditësh është raportuar se ka nisur një proces gjyqësor në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve. Kjo prej problemeve me pagesat që Dita ka pasur në Korçë.

Deri më tani raportohej se atë e priste Teuta, që së fundmi afroi një boshnjak për mbrojtjen. Tani në skenë për Ditën ka dalë një klub tjetër, i lakuar edhe në të shkuarën.

“Panorama Sport” raporton se për të e ka gati një ofertë Tirana dhe në gazetë ky është një nga artikujt kryesorë. Bardheblutë kanë një mbipopullim në mesfushë, por Dita mund të projektohet për në mbrojtje.

Duket e çuditshme kjo lëvizje për Ditën, pasi një ditë më parë u arrit marrëveshja për transferimin e Lancinet Sidibe nga Besëlidhja. Edhe lojtari nga Guinea luan në mesfushë dhe në qendër të mbrojtjes. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono