Brnabiç takon në Shkup homologun Zaev

12:57 | 26/08/201912:570

Ka nisur menaxhimi i përbashkët kufitar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, me marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministrat e të dy vendeve Ana Brnabiç dhe Zoran Zaev, në Shkup.

Më pak kontrolle, doganim dhe përshpejtim të rrjedhës së udhëtarëve, mallit dhe mjeteve transportuese do të mundësojë menaxhimi i përbashkët kufitar që nisi të hënën në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë. Kjo pas arritjes së marrëveshjes mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për menaxhim të përbashkët kufitar. Një nga objektivat është reduktimi i ndjeshëm i kohës së pritjes në kufi.

Fillimin e projektit për menaxhim të integruar kufitar “One stop shop” u firmos nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Ana Brnabiç, e cila ndodhet në Shkup. Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe kontrolleve kufitare me një ndalim nënkupton procedura më të thjeshta, që zbatohen në një vendkalim të përbashkët, gjatë numrit minimal të ndalimeve, sipas mundësisë ndalim i vetëm, përmes të cilit kontrolli i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve të tyre transportuese kryhet vetëm njëherë në një vend.

Me zbatimin e konceptit të kontrollit të përbashkët arrihet harmonizim më i madh dhe lehtësohet kalimi i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve të transportit. Sipas ekspertëve, në qendër të zbatimit të këtij koncepti është shfrytëzimi i një objekti të përbashkët në vendkalimin kufitar ku kryhen formalitetet kufitare.

Përveç kalimit së shpejtë të udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese, doganimi i përbashkët, mes tjerash, duhet të mundësojë shkallë më të lartë të harmonizimit të kontrolleve kufitare, si dhe të ulet mundësia për mashtrime doganore, për shkak të kontrollit direkt në dokumentet komerciale që e ndjekin mallin. Doganimi i përbashkët është edhe një prej kërkesave të transportuesve, të cilët mendojnë se me këtë do të lehtësohet procesi i transportit dhe transportit të mallrave./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono