Britanikët mbështesin BREXIT me çdo mënyrë

11:58 | 13/08/201911:580

Britanikët mbështesin daljen e vendit nga Bashkimi Europian me çdo mënyrë dhe po qe nevoja edhe pa një marrëveshje me Brukselin. Kështu thotë një sondazh, sipas të cilit të anketuarit shprehen pro edhe opsionit të pezullimit të Parlamentit, vetëm e vetëm që Breksit të mos pengohet.

Shumica e britanikëve besojnë se kryeministri Boris Xhonson duhet ta nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian me të gjitha mjetet, edhe nëse kjo do të thotë të pezullojë Parlamentin. Kështu thotë një sondazh i kryer nga “Deilli Telegraf”.

Xhonson ka premtuar se do ta nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga Unioni më 31 tetor, pavarësisht nëse arrin apo jo të sigurojë një marrëveshje daljeje me Brukselin dhe pavarësisht kundërshtimeve në Parlament ndaj daljes pa një marrëveshje.

Sondazhi tregon se 54 për qind e të intervistuarve u shprehën pro kur u pyetën nëse Xhonson Duhet ta pezullojë parlamentin në mënyrë që ligjvënësit të mos e pengojnë Breksitin.

Ndërkohë, sërish sipas sondazhit, 46 për qind të tjerë u shprehën kundër këtij opsioni. Rezultati i anketimit u bazua në përgjigjet e 1 mij e 645 personave, ndërkohë që ata që thanë se nuk kishin një ide mbi atë që duhet të ndodhë nuk u llogaritën.

I njëjti sondazh tregoi se mbështetja për Partinë Konservatore është rritur me 6 pikë duke arritur në 31 për qind, kundrejt 27 për qind që është mbështetja për Partinë Liberale.

Konstatimet janë në të njëjtën linjë me sondazhe të tjera që tregojnë një rritje të mbështetjes për Konservatorët, që kur Xhonson mori drejtimin pas Theresa Mej./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono