Britani, ashpërsohet gara për pasuesin e May

23:16 | 25/06/201923:160

Gara për të pasuar kryeministren Theresa May në Mbretërinë e Bashkuar sa vjen e bëhet më e fortë. Në përpjekje për të ushtruar presion ndaj rivalit të tij, ish-ministri i Jashtëm Boris Johnson ka vendosur ta fokusojë lojën tek data e largimit nga BE-ja, që sipas tij nuk mund të negociohet më.

Ikona e Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, Boris Johnson ka sfiduar rivalin e tij për lidershipin e konservatorëve Jermy Hant që të zotohet për të dalë nga BE-ja më 31 Tetor, me apo pa marrëveshje.

Johnson tha se të dy ata duhet të bien dakord se afati i rishikuar i Breksit duhet të zbatohet pavarësisht gjithçkaje, në mënyrë që të mbahen premtimet ndaj popullit britanik.

Nga ana e tij, zoti Hant ka sugjeruar se do të kërkojë kohë shtesë nëse do të jetë pranë gjetjes së një marrëveshjeje më të mirë. Të dy ata janë në garë për të pasuar kryeministren e dorëhequr Theresa May, me rezultatin final që do të dalë më 23 Korrik.

Afati për Brexit u shty deri më 31 Tetor pasi ligjvënësit britanikë refuzuan tre herë rresht marrëveshjen e negociuar nga Mej me Brukselin. Në një intervistë radiofonike, Johnson tha se, ose do t’i qëndrojë datës së caktuar çfarëdo që të dalë përpara.

“Ose e bëj, ose vdes”, tha Johnson. Në përpjekje për të ushtruar presion ndaj rivalit të tij, ish-ministri i Jashtëm postoi më vonë në Twitter kopjen e një letre që i kishte shkruar zotit Hant, ku nënvizonte se respektimi i datës është thelbi i kontestit mes tyre.

“Largimi më 31 tetor, pa “nëse” e pa “ndoshta”, është mënyra më e mirë për të ripërtërirë besimin tek demokracia jonë. Është gjithashtu mënyra e duhur për të respektuar vullnetin e popullit të treguar me votë”, tha Johnson në letër./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono