Brexit/ Merkel: Nuk jam e irrituar, dua të di synimet e Britanisë

22:48 | 16/02/2018

Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se nuk mban mëri ndaj Britanisë për daljen nga BE-ja, por është kurioze të dijë se cilat janë synimet e saj në procesin e njohur si Brexit.

Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se nuk ndihet “e irrituar” nga procesi i daljes së Britanisë nga BE-ja, por është kurioze të dijë më shumë për synimet që ka Mbretëria e Bashkuar.
“Nuk ndihem aspak e irrituar. Më tepër jam kurioze të dij se si e përfytyron Britania partneritetin e ardhshëm, për të cilin natyrisht edhe ne kemi interesat tona”, ka thënë Merkel.
Deklaratën e saj Merkel e ka bërë pas një takimi me kryeministren Theresa May. Ajo ka thënë se shpreson të gjejë terren të përbashkët për planet e ardhshme tregtare dhe se dëshiron një partneritet të ngushtë mes të barabartëve.
Nga ana e saj, zonja May tha se dëshironte një partneritet tregtar “të fortë dhe ambicioz”, si dhe një marrëveshje të re për sigurinë me Bashkimin Europian. Por përpara kërkesave për më shumë detaje, kryeministrja britanike tha se nuk bëhet fjalë për “një rrugë me sens unik”. Takimi i së premtes mes dy lidereve në Berlin vjen në prag të fjalimit të së shtunës të zonjës May, ku pritet që ajo të prezantojë vizionin për partneritetin e sigurisë me partnerët europianë, në një konferencë që do të mbahet në Mynih./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono