Brexit-i u shty! Puna e vështirë që pret May

09:30 | 22/03/2019

Londra mund të ketë kohë deri në 22 Maj për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, por vetëm nëse parlamenti britanik miraton marrëveshjen e arritur me Brukselin. Gjithashtu, Londra duhet të shprehë qartë qëndrimin që do të mbajë për zgjedhjet evropiane të muajit Maj.

Brukseli do i japë Londrës mundësinë për shtyrjen e afatit për Brexit që parashikon të skadojë në 22 maj, por vetëm në rast se parlamenti britanik dot ë miratonte marrëveshjen e arritur për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Kjo parashikohet në marrëveshjen e arritur nga 27 liderët e vendeve anëtare në samitin në Bruksel. Në rast se dhe ky variant do të dështonte, Londra duhet të vendosë brenda 12 Prillit se çfarë qëndrimi do të mbajë në zgjedhjet evropiane në muajin Maj.

Duke theksuar se marrëveshja është miratuar në mënyrë unanime, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, deklaroi në një konferencë për shtyrë se Kryeministrja britanike Tereza Mej kishte pranuar skenarin për shtyrje që i ishte propozuar nga 27 liderët e BE-së. më pas ai shpjegoi se deri në 12 Prill qëndrojnë në lojë të gjitha sektaret e mundshme. Tusk theksoi se Londra do të ketë ende mundësinë e një marrëveshjeje, të një Brexit pa marrëveshje, të një shtyrje më të gjatë të afatit apo të tërheqjes nga vendimi për të dalë nga Bashkimi Europian.

Për Presidentin e Komisionit Europian Zhan Klod Junker, Brukseli ka bërë të pamundurën duke e qetësuar më shumë se një herë Britaninë e Madhe për pilat e ndalimit dhe për kufirin e brendshëm në Irlandë. Në çdo rast, Junker theksoi se Brukseli ishte gati të përballonte çdo skenar.

Nga ana e saj Kryeministrja britanike Tereza Mej u shpreh se vendi do të dalë nga Bashkimi Evropian dhe se i takon Parlamentit të jetë në lartësinë e duhur për impenjimin e marrë me popullin britanik pasi tani është koha për të marrë vendime.

Vendimi i Bashkimit Evropian sipas Mej, vë në dukje rëndësinë që ka miratimi i marrëveshjes me Brukselin nga parlamenti britanik, javën e ardhshme. Kjo është e vetmja mënyrë për të sqaruar pasiguritë. Për sa i përket mundësisë për pjesëmarrjen në zgjedhjet evropiane Mej u shpreh se do të ishte gabuar që tu kërkohej njerëzve të merrnin pjesë në këto zgjedhje tre vjet pasi kanë votuar për tu larguar nga Bashkimi Evropian./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono