Brexit, dështon nisma e laburistëve

23:30 | 12/06/2019

Ligjvënësit britanikë ia kanë lënë në dorë qeverisë procesin e daljes nga BE-ja, duke hedhur poshtë nismën e laburistëve, që parashikonte kalimin e tij në duart e Parlamentit dhe daljen nga Unioni pa një marrëveshje.

Ligjvënësit britanikë kanë hedhur poshtë përpjekjen e laburistëve për të marrë nën kontroll procesin e Breksit, duke bllokuar njëkohësisht edhe përpjekjen e tyre për një dalje nga BE pa marrëveshje.

Dhoma e përfaqësuesve e hodhi poshtë nismën me 309 vota kundër dhe 298 pro. Rezultati i votimit u përshëndet me brohoritje nga ligjvënësit konservatorë, por lideri i laburistëve Xheremi Korbin u përgjigj duke bërtitur: “Nuk do të brohorisni në shtator!”.

Ndërkohë, votimi u përshëndet edhe nga qeveria britanike, e cila deklaroi se dhënia e dritës jeshile ligjvënësve për të diktuar politikat e Breksit do të kishte krijuar një preçedent të rrezikshëm. Mbretëria e Bashkuar ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars, por Unioni vendosi një shtyrje 7-mujore pasi Parlamenti rrëzoi tre herë marrëveshjen e hartuar nga kryeministrja Theresa Mej me Brukselin. Por nga ana tjetër, mes kundërshtarëve të opsionit të daljes pa marrëveshje ekziston frika se pasuesi i kryeministres Mej mund të përpiqet ta nxjerrë Britaninë e Madhe pa aprovimin e parlamentit.

Kandidati Boris Xhonson dhe rivalë të shumtë të tij në garën për kreun e konservatorëve kanë deklaruar se Mbretëria e Bashkuar duhet të dalë nga BE në datën e caktuar, me apo pa një marrëveshje./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono