Brexit/ Ashpërsohen tonet mes Londrës dhe Brukselit


20:12 | 14/02/2018

Procesi i daljes së Britanisë nga BE-ja ka acaruar edhe më tej relatat mes palëve. Në Londër, presidenti i Komisionit Europian është cilësuar një “federalist i marrë”. Nuk ka munguar reagimi i Jean Claude Juncker.

Fërkimet mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe për shkak të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni sa vijnë e ashpërsohen. Këtë të mërkurë, presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ka reaguar ndaj deklaratave të disa zyrtarëve britanikë, që e akuzonin se po përpiqet të krijojë një supershtet europian. Duke i cilësuar deklaratat në fjalë si “të pakuptimta”, Juncker është shprehur se britanikët gabojnë kur e konsiderojnë atë një “federalist të marrë dhe kokëfortë”.

Më herët, sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson ngriti ndaj Juncker akuzën në fjalë dhe tha se për këtë qëllim BE po thellon zgjerimin. Johnson bëri thirrje që njerëzit t’i bashkohen vizionit të tij për realizimin e Brexit, heqja dorë nga i çili do të ishte sipas tij katastrofike. “Politikanët britanikë, laburistë dhe konservatorë, e kanë konsideruar gjithmonë shumë të vështirë këtë ambicie. Është shumë e vështirë ta përshtasësh me traditat tona për një parlament të pavarur dhe për një sistem ligjor që i ka rrënjët në shekuj”, tha Johnson. Në këto kushte, presidentit të KE-së nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të reagojë. “Disa individë në klasën politike britanike janë kundër së vërtetës dhe pretendojnë se unë jam një federalist i marrë dhe kokëfortë, se po kërkoj të krijoj supershtetin”, ka thënë Juncker. “Jam rreptësisht kundër supershtetit europian.

Ne nuk jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne jemi BE-ja, që është një strukturë e tërë sepse kemi 27, apo 28 vende”, ka vijuar presidenti i KE. Ai ka shtuar se Bashkimi Europian nuk mund të ngrihet kundër kombeve europiane, ndaj deklaratat e Johnson janë të pakuptimta./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono