Brenda shtëpisë super luksoze të Bebe Rexhës në Hollywood Hills

14:31 | 08/10/201914:310

Hollywood Hill është një nga lagjet më të famshme në botë, pasi shumë yje të Hollyëood-it janë rezidentë të shtëpive dhe pronarë të pronave në të.

Edhe 30-vjeçarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, posedon një shtëpi piktoreske në këtë lagje të Kalifornisë.

Ylli i muzikës e ka blerë këtë shtëpi në vitin 2018. Shtëpia është blerë kundrejt 2 milion dollarëve.

Ajo është një vilë e dizajnuar nga specialistët më të mirë të fushës, me një ndjenjë të rivierës fraceze e italiane.

Vetëm pamja nga jashtë mjafton që t’i bëjë të ftuarit të ndihen si në një pushim A-class.

Oborri i ka të gjitha, me pamjen nga kodrat dhe pishinën luksoze.


Ndërsa brenda, vizitorët mund të kalojnë kohën në dhomën e ndejës, e cila ka një kaminë gjigande dhe hapësirë të dekoruar në mure.

Ndërsa dhomën e gjumit duhet ta shihni patjetër!

Ajo duket si një vend ku do të dëshironit të kaloni gjithë ditën, me hapësirën e madhe dhe dekorin fantastik.

Banjot me të gjitha sistemet e nevojshme për relaksim dhe dysheme me nxehje, këngëtarja i ka të gjitha për të pushuar pas një dite të gjatë.

Shtëpia gjithashtu ka një kuzhinë të rehatshme të bardhë dhe dy dhoma gjumi për mysafirë.

Kjo shtëpi e Bebe Rexhës sigurisht se është shtëpi e ëndrrave për të gjithë!

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono