Braçe për Bashën: Është i vetmi njeri politik që ka akuza penale në kurriz

21:27 | 13/06/201921:270

Në Mbrëmje ABC me gazetaren Mirela Milori, mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar zv/kryeministri Erion Braçe. Zv/kryeministri foli për vendimin e prokurorisë për thirrjen e kreut të PD Lulzim Basha si i pandehur. Gjithashtu Braçe komentoi mocionin për shkarkimin e Presidentit Meta pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve vendore ku më tej theksoi se për zgjedhjet vendore nuk ka asnjë rrezik për përplasje civile dhe se do të garantohen zgjedhje me standarde sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR. I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si e komentonte vendimin e prokurorisë për të thirrur si të pandehur kreun e PD Lulzim Basha, Brace tha se:

“Unë mendoj që veprimet dhe vendimet e prokurorizë mos të jetë pjesë e komenteve të politikës. Do të preferoja të mos komentoj këtë cështje. Në momentin që merresh i pandehur nga prokuroria ka çështje që çohet në gjykim, deri në një vendim i formës së prerë je i pandehur. Përpara një jave Z. Basha mendonte se Prokuroria ishte në rregull në raport me ligjin. Në harkun kohor të një jave, 2 qëndrime të ndryshme nga Basha, smë duken në rregull. Hetimi duhet të ecë sipas ligjit për këdo qoftë edhe për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe gjithë të tjerëve. Është i vetmi njeri politik që ka akuza penale në kurriz dhe refuzon të gjykohet madje mundohet të pengojë organet e drejtësisë. Është i vetmi në shqipëri që po hetohet në 3 shtete. Institucionet kushtetuese ose janë të drejta dhe veprojnë në përputhje me ligjin ose nuk janë të tilla. Nuk mund të jenë 1 javë të drejta dhe në përputhje me ligjin dhe pas një jave të jenë politike. Situata politike që po kalon vendi nuk ka asnjë lidhje me hetimet e prokurorisë. Prokuroria duhet të mësohet që të jetë jashtë çdo lloj ndikimi politik dhe prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj në përputhje me ligjin”, tha Brace./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono