Braçe biznesit të karburanteve: Në Shtator certifikoni kapacitetet e depozitave

14:42 | 27/08/2019

Biznesmenët duhet të përballen me Erjon Braçen. Këtë herë në listën e kontrolleve ka vendosur konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend  që zënë gati 40-45% të konsumit të karburanteve në Shqipëri.

“Që nga sot deri në fund të shtatorit secili prej tyre ka kohë t’i drejtohet organeve shtetërore, për të certifikuar kapacitetet e depozitave të tyre sa më parë të jetë e mundur, më qëllim që të kemi informacion për kapacitetet e tyre”.

Ka dhe një kategori tjetër, që sjell në vëmendje faktin se nuk kanë depozita pranë kompanive të tyre, nuk konsumojnë naftë, por janë pjesë e tregtimit të karburanteve, vuri në dukje numri dy i qeverisë.

“Secili prej tyre do të jetë pjesë e hetimit të organeve tona fiskale dhe bashkë me të, për këtë paligjshmëri, do të mbajnë përgjegjësi edhe inspektorët që kanë lejuar këtë paligjshmëri”.

Përveç raportimit mbi skemën që ndiqet në luftën kundër informalitetit, zëvendëskryeministri bëri të ditur se i është drejtuar me dosje të posaçme ministres së Drejtësisë, KLGJ, ONM, KPK për tre gjyqtarë, një prej gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, për një çështje në kundërshtim me ligjin, për një gjyqtar të Vlorës, që ka vendosur për tre çështje brenda një minute, dhe për një gjyqtar të Gjirokastrës, i cili ka liruar nga bllokimi gati 7 tonë ushqime të bllokuara nga AKU, pasi ishin afër datës së skadencës.

“Për secilin nga këta gjyqtarë i kam kërkuar institucioneve të kenë në vëmendje veprimtaritë e tyre”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono