BQE, Draghi i “lidh duart” Lagarde

22:50 | 12/09/201922:500

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi ka vendosur të aplikojë një politikë stimuluese për të rimëkëmbur ekonominë e bllokut europian.

Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi ka premtuar të enjten stimuj pa fund për të ringjallur ekonominë e sëmurë të Eurozonës, duke i lidhur duart kështu pasardhëses së tij në vitet që vijnë dhe duke acaruar marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump. Teksa mandati 8-vjeçar të Dragit po i vjen fundi, BQE shkurtoi më tej normat e interesit dhe premtoi blerje të bondeve pa afat skadimi, me qëllim uljen e kostove të huamarrjes. E gjitha kjo, me qëllim rikthimin e aktivitetit në ekonominë e bllokut europian, një dekadë nga rënia e krizës. Stimujt, më të mëdhenj se parashikimi, do të rrisë presionin mbi bankën qendrore amerikane Federal Reserv dhe Bankën e Japonisë, që të lehtësojnë politikat në mbështetje të një rritjeje ekonomike globale, të karakterizuar deri më sot nga një rritje e ulët dhe kërcënimet proteksioniste. “Juve ju kujtohet që kam thënë se të gjitha instrumentet janë në tryezë dhe gati për t’u përdorur. Ja pra, sot i përdorëm”, tha Dragi në një konferencë për shtyp. Lëvizja e tij është kritikuar megjithatë nga përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Francës në BQE. Gjithashtu, ajo ka acaruar presidentin Donald Trump, i cili këtë javë i bëri thirrje Federal Reserv për norma të reja negative interesi. “Ata po përpiqen dhe po ia dalin të nënvlerësojnë euron kundrejt dollarit të fortë, duke dëmtuar eksportet amerikane. Ndërkohë që FED rri duarkryq. Ata paguhen për të marrë para hua, ndërsa tani po paguajnë interesa”, tha Trump në rrjetin social Twitter. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono