Bozdo: Viti 2020 do ketë ulje ekonomike, çfarë do bënte PD  

15:13 | 12/01/202015:130

Rënia ekonomike do të prekë të gjithë sektort ekonomikë në vend. Kështu u shpreh në studion e Abc News, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo.

Duke u bazuar në të dhënat e fundit nga Banka Botërore, Bozdo tha se renia do të prekë të gjithë sektorët, madje edhe turizmin, ndërsa ngre shqetësimin për qarkun e Durrësit që është më i prekuri nga tërmeti i 26 nëntorit.

I pyetur nga Mirela Milori se çfarë do të bënte PD në momentin e parë që do vinte në pushtet, Bozdo u shpreh: “Kam përshtypjen që kur të realizohet rotacioni nuk do të flitet më për ndërhyrje por për një ribërje nga e para. Ky sistem që është sot duhet shembur dhe duhet të fillojmë të ringrihemi mbi reforma të tjera të qeverisë Basha”.

Pjesë nga intervista në studio:

BB parashikon ulje të rritjes ekonomike, cilët do jenë sektorët që do preken më shumë?

Kam përshtypjen se të gjithë sektorët do të preken në mënyrën e tyre. Por kur flasim për ekonominë, flasim për gjithçka. Instat nxorri para pak ditësh, ka sektorë që funksionojnë mirë, por ka edhe nga ata që nuk funksionon mirë. Një nga ata që funskionon mirë është turizmi. Por nuk është në gjendje Shqipëria që të lërë veten në dorë të turizimit. Problemi kryesor sot në ekonomi është ai që quhet struktural. Është një strukturë që disa ë quajnë oligarki. Unë e quaj një strukturë, apo ekonomia vihet në funsksion të 10-12 miqve, apo familjarëve të Edi Ramës. Vetë raporti i BB i publikuar dy muaj më parë jep disa shifra shumë shqetësuese. Është raport shumë i rëndësishëm, pubkikohet njëherë në 6 vite. Poër koicidencë viti i fundit ishte në 2013-ën. Më lejo të jap dy të dhëna. Në vitin 2019, 36.1 përqind e bizneseve shqiptare deklaronin që ishin hasur me afera korruptive. Kjo shifër në viitn 2014 ka qenë 20/4 përqind. Në vitin 2019, 43.5 përqind e kompanive shqiptare e përcaktpojnë korrupsionin si pengesë kryesore për të bërë biznes. Pra shikoni që jemi dyfishuar në konceptim dhe në provë të të bërit biznes. Pak është kapur nga media, raporti i fundit të Dhomës Italiane të Tregtisë, pë herë të parë që i referohet edhe përkeqësimit të klims së biznesot, por kjo nuk është dicka e re, edhe shkrimi deiplomatik përcakton moseficencën e administratës publike në dhënien e përgjigjes. Kemi të bëjmë me një fenomen shqutësues.

Ju thatë që do kemi një kthim mbrapa të ekonomisë, si do ndjehet te konsumatori?

Eknomia në pushtet mbahen në dy shtylla. Nëse ekonomia e një vendi hyn në ngërc, kuptohet q ëkjo q ëquhet perceptimi për ekonomisë shtylla e sytë nuk mund të mbahte më në këmbë. Investitorët do të largohen dhe kjo do të sjellë ulje të punësimit, pra rritje të papunësisë. Më shumë shqiptarë në nivelin e varfërisë.

Do të kemi një vit të është një vit i vështirë..

Konsumi kundrejt vitit të kaluar ka rënë mdi 1 përqind dhe mbledhja e tvsh kja rënë 4.4 përqind jo në krahasim me planin, por në krahasim me atë të vitit të kaluar. Për herë të parë në 30 vite që kaq pak njerëz të kenë në dorë kaq shumë.  Regjimi i Enver Hoxhës shpërndante më shumë se regjimi i Edi Ramës. Ky është një problem shumë i madh.

Kush do të jenë sektorët që nga ky buxhet do të tkurren më shumë?

Unë pres që të gjithë sektorët të kenë tkurrje, përve atyre që janë sezonalë që është turizmi. Por këtu kemi edhe fatkeqësinë e tërmetit, Durrësi duhet të shikohet në mënyrë të veçantë sepse ka filluar anullimi i kontratave. E para lidhet me gjendjen psikologjike me atë që të huajt kanë parë në Durrës dhe e dyta nga informacionet që kemi është që agjencitë evropiane kërkojnë certifikim evropian të struktuarve të hotelerisë dhe turizmit sipas rregullave të BE-së dhe ka shumë gjasa që qeqershori dhe korriku të mos kapet dot në kohë.

Ju si PD po të vinit në pushtet, çfarë ndërhyrjesh do të bënit për të normalizuar situatën fillimisht?

Kam përshtypjen që kur të realizohet rotacioni nuk do të flitet më për ndërhyrje por për një ribërje nga e para. Ky sistem që është sot duhet shembur dhe duhet të fillojmë të ringrihemi mbi reforma të tjera të qeverisë Basha.

Sa kohë do të duan këto nisma, kur koha kalon dëmtohen njerëzit që preken në këto sektorë?

E rëndësishme është ndarja në dy grupe, masat e para do të jenë…supozojmë se sipas rregullave qëveria do të marrë zyrat në shtator, akti i parë i qeverisë është projekt buxheti për vitin e ardhshëm. Këto do jenë masat e para, dhe do japë impakt në 6 muajt e parë. Ndërhyrja pastaj më e thellë strukturore të ekonomisë, sic është bujqësia do të kërkojnë minimalisht 1 vit. Por optimizmi e mban ekonominë gjallë. Ne kemi të gjithë angazhimin dhe  njohuritë tona që atin e parë t’ja dedikojmë ekonomisë.

Qeveria ka ndërmarrë aktin për ndryshimin e taksave në vend, që preket truri i shoqërisë. Ky taksim, kjo mbledhje e rrogave e ndihmon apo e penalizon këtë shtresë?

Ju e dini që jo vetëm e penalizon por i heq edhe nxitjen e fundit pë të punuar në këtë vend. Kush është e rahdura e buxhetit të shtetit këtu zero. Por Edi Rama e bëri këtë për tua marrë “të pasurve”, se këta nuk janë të pasur, por janë në shtresa e mesme për tua dhënë të varfërve, mbizotëroi në atë cast. Sikur kjo të mos mjaftonte, atëherë shpik lëvizjen nr 2, që për cdo punë që ti merr të ardhura do të paguash në linjë sikur të jetë e para. Për ti dhënë goditjen e fundit e këtyre njerëzve, nuk e kuproj kush është qëllimi. Ne shohim se sot këta njerëz kanë marrë valixhet. Ka zero efekt, për cafrë e bën Edoi Rama këtë gjë. Ps epo tenton të largojë këta njerëz mezor nga Shqipëria.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono