Bozdo: OSHEE futi sistemin energjetik në kolaps prej tendereve korruptive

11:54 | 18/01/202011:540

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo në një deklaratë për mediat është shprehur se propaganda e Edi Ramës po shkatërron sistemin e energjisë.

Bozdo ka theksuar se ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë dhe furnizimet me tension të ulët jashtë parametrave teknik, tregojnë kolapsin dhe gjendjen në të cilën ndodhet sektori energjitik.

“Kjo periudhe thatësire po ju fakton shqiptarëve se kjo reformë e sukseshme në sektorin e energjisë elektrike nuk është veçse një mashtrim dhe propagandë e Edi Ramës. Ndërprejet e shpeshta të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë dhe furnizimet me tension të ulët jashtë parametrave teknik numrit të lartë të defekteve në rrjet si pasojë e mungesës së investimeve ju shtohet edhe një fakt tjetër i pohuar nga OSHEE humbja financiare e kompanisë është 64 milionë euro. Të dhënat tregojnë jo vetëm që nuk ka pasur fitime, por sektori energjitik është në kolaps për shkak të përfitimeve të shfrenuara partiake”, tha Bozdo.

Ndër të tjera anëtari i PD-së në një deklaratë për mediat deklaroi se për shkak të korrupsionit partiak në sektorin e energjisë , janë rritur pasojat në fitimin e bizneseve shqiptare.

“Kompanitë shqiptare humbasin 2 % të produktit të tyre si pasojë e ndërprerjes së energjisë. shifrat tregojnë se jo vetëm klima e të bërit biznes ëeshtë përkeqësuar por sistemet ndodhen në kolaps.Reforma në energjinë elektrike është jetike. Asnjë shqiptar i pamundur nuk do të burgoset më për energjinë, asnjë fëmijë nuk do të mbetet jetim pasi prindi nuk ka më me çfarë të paguajë energjinë. Ata që kanë abuzuar dhe vjedhur paratë do të mbajnë të gjithë përgjegjësitë para ligjit” është shprehur anëtari i kryesisë së PD-së./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono