Bozdo: Kemi dalë me këmbë të thyera! Gjebrea: Lojtarët tanë luajtën fort!

22:30 | 19/06/201922:300

Demokrati Eno Bozdo dhe deputetja e PS-së Elona Gjebrea janë përplasur në emisionin “Byro Politike” për situatën aktuale politike. Bozdo u shpreh se nuk shkojnë në dialog me mozhorancën. Ndërsa Gjebrea u shpreh se qeveria i fitoi zgjedhjet pasi lojtarët e tyre luajtën fort.

Eno Bozdo: Vetëm me përgjimet e dala Kryeministri duhet të kishte dhënë jo një herë por 25 herë dorëheqjen. Vetëm në një vend normal ballkanik dhe jo evropian. Ka mbrojtur kriminelët me emër dhe mbiemër. Ka dhënë garanci për ministrat e tij që janë kapur në përgjime. E ka mbajtur Elvisin e Kavajës dhe Damian Gjiknirin përkrah duke u thënë se këta janë bobat e mi. Ky është spektakli që ne kemi parë dy vitet e fundit. Sot provohet e kundërta.

Elona Gjebrea: Ju prokuror jeni apo gjykatës, lërja Prokurorisë në dorë dhe mos flisni ju me emra, mos akuzoni.

Eno Bozdo: Por çfarë gjykatë mos u bëni qesharake në sy të njerëzve.

Elona Gjebrea: Jo nuk po bëhem qesharake fare unë, nuk ka nevojë të më tregosh

Eno Bozdo: Jo ju personalisht, nuk e kam me ju personalisht.

Elona Gjebrea: Janë prokurori dhe gjykatësi dhe nuk kemi të drejtë ju që t’i akuzoni njerëzit me emra.

Eno Bozdo: Sa herë doni t’i ktheheni referencë ndaj shtetit ligjor e merrni, kur shteti ligjor nuk iu pëlqen thoni nuk njohim Presidentin. Po të jemi me shtetin ligjor duhet t’i bindeni dekretit të Presidentit.

Elona Gjebrea: Meqenëse jeni të shqetësuar, ka një program PD?

Eno Bozdo: Ne nuk jemi të shqetësuar, jemi të revoltuar.

Elona Gjebrea: Ju keni kaluar në këto akte ekstreme dhe drastike. A kemi ju programe dhe një ofertë që t’i ofroni qytetarëve? Jo thoni të iki Kryeministri, qeveria krimit, drogës dhe i vendosni të gjithë në një thes. Ju thoni jemi dakord por të iki vetëm Kryeministri. A keni ju një ofertë? Pse ju nuk ofroni ofertën më të guximshme për monitorimin e zgjedhjeve, për reformën zgjedhore ? Pse ju nuk doni të futeni në këtë diskutim? Ju edhe doni të jepni një ofertë më të mirë që të vini në pushtet nga ana tjetër ju largoheni nga çdo lloj bashkëpunimi. Në demokraci pa bashkëpunim dhe pa dialog  nuk ecet.

Eno Bozdo: Ne jemi si dy skuadra që futemi në fushë dhe luajmë futboll. Skuadra që kemi përballë ka marrë hunjtë, thikat, drunjtë dhe na ka masakrua një herë, dy herë dhe tre herë. Kemi dalë më këmbë të thyera nga gjithë kjo histori.

Elona Gjebrea: Pse paskeni dalë më këmbë të thyera?

Eno Bozdo: Në emër të të luajturit futboll.

Elona Gjebrea: Ju zgjedhjet i certifikuat.

Eno Bozdo: Pyetja juaj është se çfarë problemi keni dhe pse nuk vini që të luajmë futboll të bukur?

Elona Gjebrea: Lojtarët tanë luajtën fort dhe fituan. Lojtarët tuaj janë kriminelë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono