Botohen pas vdekjes kujtimet e Kolec Topallit

15:52 | 28/12/2018

Në fund të jetës gjuhëtari i njohur Kolec Topalli shkroi kujtimet e tij që tashmë janë përmbledhur në librin “Një jetë me brenga”. Kjo vepër pasqyron jetën e gjuhëtarit të njohur që në fëmijëri plot vuajtje në kampe të përqendrimit duke e përvijuar deri në arritjet më të mëdha që ai pati në shkencën e gjuhësisë.

Insituti i krimeve të komunizmit botoi kujtimet gjuhëtarit të njohur Kolec Topalli, disa muaj pas ndarjes së tij nga jeta dhe në 80 vjetorin e tij të lindjes. Drejtori i këtij institucioni Agron Tufa, ka qenë një prej nxitësve që Topalli të hidhte në letër kujtimet.

“Profesor Koleci e kishte pak me ngurim shkrimin e kujtimeve të jetës së tij, por duke pas një njohje të trajektores së jetës së tij personale unë gjithmonë jam përpjekur që ti ngjall interesim të përshkrimit të memuareve. Për memuaret çdokush nguron, se u duket sikur me to çdo gjë është vulos psikologjikisht. Pas promovimit të fjalorit etimiologjik të shqipes kemi bërë bisedën e fundit dhe tha tani po dhe arriti. Një kuriozitet që më ka thënë ishte: fill pas mbarimit të rreshtit të fundit, të nesërmen më kishin ngrirë duart dhe nuk mund të shkruaja”.

Në këtë vepër pasqyrohet jeta e tij që në  fëmijëri, ku  familja e tij internohet në kampe të ndryshme të përqëndrimit nga regjimi komunist.

“Kaloi në kampet e njohura me tela me gjemba, Tepelenë, Porto Palermo dhe të tjera. Ka një moment kritik kur janë në Porto Palermo dhe asokohe 9 vjeç duke u endur mes jetës se vdekjes në spitalet e Himarës dhe kur kthehet nga spitali i dalin përpara Bardha Gjokmarkaj dhe vajza të tjera që e marrin në krahë. E bija Xhoana Topalli ka fotografuar në tarracën e kalasë emrat, të gdhendura me gozhdë dhe aty është emri i vëllait të profesorit Ferdinand Topallit”.

Ashtu siç ishte në jetë i buzëqeshur dhe me nota optimizmi edhe në kohë të vështira, këto nota lexohen edhe në faqet e këtij libri edhe pse persekutimi ndaj kësaj familjeje është ç’njerëzor.

“Thelbi i individualitetit të tij ka qenë gjithmonë optimist, ai me përvojën jetësore të hidhur u rrit me vështirësi dhe gjithmonë i ka tejkaluar në moshë të vogël”.

Megjithëse nuk ka mbajtur kurrë ditar libri vjen i shkruar në formë kronologjike.

“Renditje kronologjike e kujtimeve nga fëmijëria  e hidhur deri tek triumfi i ngadaltë, deri te ajo aureolë e ndrithsme që e shoqëron në fushën e gjuhësisë”.

Këto kujtime në pikëpamjen e parë janë një dëshmi për brezat  e rinj për të njohur më shumë nga e kaluara e hidhur komuniste rreth persekutimit të intelektualëve thekson Tufa.

“Është një libër edukativ duke patur parasysh edhe karakterin e dëshmuesit. Është rasti më fatlum se për vetë natyrën e atyre ata janë alergjikë ndaj ekzagjerimit dhe trillimit. Kemi mbi 100 faqe memuaristikë që i provon faktet, i krahason dhe dëshmon atë që është e palëkundshme. Përcjell një të vërtetë të paekzagjeruar te brezat”.

Libri pasqyron punën e një njeriu që punoi në heshtje dhe që arriti ta ndërtojë vetë fatin e tij, ku në fund të jetës arriti të përmblidhte përmes fjalorit etimiologjik punën e tij kërkimore mbi 40 vjeçare. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono