Botimi i fondacionit “Fëmijët Shqiptar” për autizmin, manual për të gjithë

20:58 | 12/04/2019

Psikiatër Ariel Çomo, ka bërë me dije se Fondacioni Shqiptar, ju vjen në ndihmë prindërve tashmë, me anë të një Libri i cili është manual për autizmin.

Dr. Çomo ka bërë me dije se autizmi është një gjendje e caktuar dhe nuk është sëmundje, e cila sjell pasoja, nëse nuk trajtohet.

Nëpërmjet këtij libri të gjithë kanë mundësinë të ndihmojnë aty ku diagnoza është vendosur tashmë apo çiftet e reja të cilët janë në krijim të familjes, manuali u mundëson që të kuptojnë rriskun.

Libri-manual u jep përgjigje disa pikëpyetjeve të cilat janë dilemë për të gjithë. Si përshembull: Më parë nuk ka ekzistuar, pse është shtuar kjo diagnozë?

Autizmi,- ka shpjeguar Dr. Como, shkencërisht i bie të jetë shumë-faktorial, ndërkohë vaksina shkencërisht, nuk është shkak as faktor për autizmin”.

Faktorë të tjerë që lidhen me toksicitetin në ajër, modifikimet gjenetike, moshat e shtyra të lindjeve të para, duket se janë faktorët e kësaj diagnoze”, shpjegon Çomo.

Nëse autizmi mund të konstatohet që në lindje Dr. Como përgjigjet se mbetet për tu zbuluar përgjatë dekadës që vjen.

Një pjesë e simptomave kanë qenë prezentë që më herët. Rastet nuk janë identike tek të gjithë, ato ndryshojnë nga njëri tjetri. Libri është shumë i mirë, është guidë dhe për çdo prind, është një ndihmë e madhe”.

A ka rritje nga viti në vit autizmi?

Përgjigjja e kësaj pyetje nga psikiatri ishte se:

Jemi në rritje të shifrave të rasteve me këtë diagnozë gjatë dekadës së fundit. Studimi te familjet thotë që kemi 1 rast në 40 fëmijë. Si shpërndarje gjeografike nuk ka diferenca, pra autizmi nuk ka lidhje me vendet nga ku janë këta fëmijë. Për çdo 50 apo 60 fëmijë duhet ti kemi sytë hapur për të parë zhvillimin e tyre”.

Por çfarë duhet të bëj një prind që të kuptoj më shumë në lidhje me këtë diagnozë?

Ne presim prej fëmijëve të vegjël që ata të kenë reagushmëri në rritje, në momentin e parë që kupton se fëmija nuk reagon si duhet, mjafton që këtë merak të krijuar nga prindi, ata ta heqin duke biseduar dhe vizituar mjekun”.

Çfarë ndodh kur konstatojmë një fëmijë autik?

“Nuk vendoset diagnozë e qëndrueshme nëse fëmija nuk është 2 vjeç. Të punuarit me fëmijën nuk lidhet vetëm me terapinë, por ka të bëjë me gjithë aktivitetin 24 orësh të fëmijës. Ky libër u tregon prindërve apo mësuesve që aktiviteti i fëmijës duhet të nxitet. Duhet nxitur sa më shumë të jetë e mundur.

Disiplinimi tek këta fëmijë duhet të përmbajë qëndrime të strukturuara, fëmija duhet ingranuar në aktivitete që e argëtojnë fëmijën. Ka aktivitete të posaçme për çdo sjellje të fëmijës.

Mënyra më e mirë e integrimit tek këta fëmijë është që ata të shkojnë në shkolla normale si fëmijët e tjerë, pastaj varet nëse në këto shkolla ka mësues, që kanë aftësinë për tu marrë me këta fëmijë. Mësuesit duhet të jenë aktorë dhe të nxisin fëmijët e tjerë për tu bashkuar dhe aktivizuar fëmijën autik.  

Njerëzimi është i papërgatitur për autizmin, në vende të zhvilluara quhet si krizë në shëndetin publik. Janë shumë faktorë që kërkojnë ndërlidhje për një rezultat më të mirë. Autizmi kërkon një sensibilitet të lartë”.

Por çfarë ndodh me këta individë kur të jenë të rritur?

Cila është e ardhmja e tyre nuk lidhet me gjendjen e tyre, ata kanë nevojë që dita e tyre të ketë aktivitet që ata mund t’i kryejnë, ata kanë zotësitë e tyre, ndërtojnë zotësinë e tyre, pra ata nuk janë të paaftë.

Libri është i shoqëruar me CD të cilat komuniteti profesionistëve ka menduar që këto CD t’i kenë prindërit, sepse nënat apo prindërit mund të jenë terapistët më të mirë për këta fëmijë. Pra kjo CD është një lloj kursi për kujdestarët e fëmijëve.

Duke ndërhyrë në moshë fare të hershme atëherë mund të kemi humbje, në të ardhmen, të diagnozës së autizmit”, ka shpjeguar Dr. Ariel Çomo./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono